Si të mbroheni nga gripi sezonal

Ilma Lamçe

Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive që përhapet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta.  Simptomat e gripit fillojnë papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё. Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por personat që  janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:

-Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

-Njerëzit 65 vjeç e sipër

-Gratë shtatëzëna.

-Njerëzit me sëmundje kronike.

Simptomat mё tё zakonshme të gripit sezonal janё: temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore, diarre, rrjedhje të hundëve.

Mënyra më e mirë për të luftuar gripin është vaksinimi, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjekësia alternative si çajra dhe lëngje. Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Nëse jeni të sëmurë me grip mjekët ju këshillojnë:

– Qëndroni në shtëpi

-Qëndroni veç nga të tjerët

-Pushoni dhe përdorni sa më shumë lëngje

-Mbuloni gojën dhe hundën me facoletë kur kolliteni apo teshtini

-Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

-Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj

-Evitoni kontaktet me njerëzit.

 

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara