Si të mbroheni nga sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri dhe problemet e kockave

Blertina Koka / Shendeti Online dhe Gazeta Shëndet+

Aktiviteti i rregullt fizik është një nga gjërat më të rëndësishëm që mund të bëni për shëndetin tuaj. Ai ju ndihmon të:

#1 Mbani nën kontroll peshën apo të dobësoheni

Doni të qëndroni në formë? Si dieta ushqimore ashtu edhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të peshës. Ju fitoni peshë kur kaloritë që digjni, përfshirë edhe ato që digjni gjatë aktivitetit fizik, janë më të pakta se kaloritë që merrni nga ushqimi ose pijet. Prandaj duhet të jeni më shumë aktivë për të qenë në formë të mirë fizike.

Për të mbajtur nën kontroll peshën: Bëni ushtrime aerobike dy herë në javë. “Te Stela Sport Center” ofron seanca fitnessi për të gjitha moshat.

Për të rënë në peshë: Për të arritur një peshë normale, duhet të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ndiqni një dietë ushqimore të shëndetshme, me pak kalori dhe të pasur me lëndë ushqyese. Te Stela Resort ofron edhe programe se si të dobësoheni shëndetshëm, duke u ushqyer mirë dhe kryer aktivitet fizik. Për më shumë informacione, vizitoni “Te Stela Resort”.

#2 Ulni rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare

Sëmundjet e  zemrës dhe goditja në tru janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në të gjithë botën. Duke kryer ushtrime fizike të paktën 150 minuta në javë (2 orë e gjysmë), ju zvogëloni rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje. Aktiviteti i rregullt fizik mund të ulë gjithashtu tensionin e gjakut dhe rregullon nivelet e kolesterolit.

#3 Ulni rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe sindromës metabolike

Aktiviteti i rregullt fizik mund të ulë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe sindromës metabolike (sëmundje që shkaktohet nga shtresat e mëdha dhjamore përreth barkut, tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli HDL (i mirë) i ulët, trigliceridet e larta ose niveli i lartë i sheqerit në gjak.

Studimet kanë treguar se rreziku për zhvillim të këtyre sëmundjeve ulet duke kryer ushtrime aerobike të paktën 150 minuta në javë. Te Stela Resort ofron shërbime për sporte të ndryshme, si not, palestër, zumba, kickboxing, aqua gym etj.

Vuani nga diabeti i tipit 2? Aktiviteti i rregullt fizik mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll nivelet e glukozës në gjak.

#4 Ulni rrezikun për zhvillimin e disa llojeve të kancerit

Të qenit aktivë fizikisht ju ndihmon të ulni rrezikun e dy llojeve të kancerit: zorrës së trashë dhe gjirit. Studimet kanë treguar se:

  • Njerëzit që janë aktivë fizikisht janë më pak të rrezikuar nga prekja e kancerit të zorrës së trashë se ata që nuk janë aktivë.
  • Gratë aktive gjithashtu kanë më pak rrezik nga prekja e kancerit të gjirit se ato që nuk janë aktive fizikisht.

Ulni rrezikun për zhvillimin e kancerit të mushkërive dhe endometriozës: Nuk është akoma përfundimtare, megjithatë disa kërkime sugjerojnë se rreziku për t’u prekur nga kanceri i mushkërive dhe i endometriozës është më i ulët tek njerëzit që janë aktivë fizikisht.

#5 Forconi kockat dhe muskujt

Me kalimin e moshës, është shumë e rëndësishme që të mbroni kockat, kyçet dhe muskujt. Studimet kanë treguar se aerobia dhe aktiviteti fizik me intensitet të moderuar mund të ngadalësojë humbjen e densitetit kockor që vjen me kalimin e moshës.

Fraktura e kyçeve është një gjendje shëndetësore serioze, që mund të ketë efekte negative në jetë, sidomos nëse jeni i/e moshuar. Megjithatë, ekspertët thonë se njerëzit që bëjnë 120-300 minuta ushtrime aerobike çdo javë janë më pak të rrezikuar nga kjo frakturë.

Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon nëse vuani nga artriti. Në këtë rast, është mirë që të bëni ushtrime aerobike, apo joga në karrige, për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga artriti.

Aktiviteti fizik apo marrja me sporte të ndryshme ndihmon edhe në zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve: “Stela Sport Center” është një qendër sportive ku ofrohen kurse noti, zumba, kickboxing, kërcim Kangoo etj, për fëmijë dhe të rritur.

#6 Ushtrimet përmirësojnë shëndetin mendor dhe nxisin humorin

Aktiviteti i rregullt fizik mund t’ju ndihmojë gjithashtu të keni një mendje të mprehtë edhe ndërsa plakeni. Ai mund të ulë gjithashtu rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe mund t’ju ndihmojë të flini më mirë.

#7 Rrisin shanset që të jetoni më gjatë

Shkenca thotë se aktiviteti fizik mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës apo kanceri.

  • Njerëzit që janë aktivë fizikisht për të paktën 7 orë në javë janë 40% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme se ato që janë aktivë për më pak se 30 minuta.
  • Ju mund të ulni rrezikun e vdekjes së parakohshme duke bërë aerobi me intensitet të moderuar të paktën 150 minuta në javë.

Për çdo interesim, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , “Te Stela Sport” ose në Facebook: “Te Stela”.

 Burimi: Centers for Disease Control and Prevention / https://shendeti.com.al/ 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore