Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Çdo barishte përmban qindra, ndonjëherë me mijëra, vlera natyrore që veprojnë së bashku me misionin për të na ndihmuar të shërohemi.
Disa barëra dhe ushqime natyrore janë përdorur për shekuj me rradhë për të trajtuar sëmundje të tilla si diabeti. Nëse jeni duke luftuar për të ruajtur kontrollin e sheqerit në gjak, ose dëshironi të forconi rezistencën ndaj diabetit, mund të konsumoni këtë pijë të mrekullueshme te cilen mund ta përgatisni në shtëpi.
Përbërësit:
- 8-10 kastraveca të vogla
- 500 ml uthull të bardhë
- 500 ml ujë
- 2 lugë kripë
- 4 koka kopër të freskëta ose 4 lugë çaji fara kopër
- 4 thelbinj hudhër të vogël
Përgatitja:
- Prisni një fetë të hollë nga skajet e çdo kastraveci
- Përzieni uthull, ujë dhe kripë në një tigan dhe vendoseni të ngrohet në zjarr.
- Hiqni tiganin nga zjarri. Vendosni kopërin e freskët ose farat e koperit dhe thelbinjtë e hudhrës në kavanoz. Hidhni përzierjen me uthull mbi kastraveca dhe mbyleni mirë kavanozin.
Rekomandohet që përzierja e përgatitur të konsumohet herë pas here.
Shënim: Nuk duhet at teproni kurrë me konsumimin e turshive shumë të kripura pasi mund të rrisni presionin e gjakut.
Burimi: lifehealthandfood / shendeti.com.al


