Si të menaxhoni stresin?

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Simptomat e stresit ndikojnë në mendime, ndjenjat, në sjellje dhe në organizëm. Njohja e këtyre simptomave na jep mundësinë t’i menaxhojmë ato. Stresi mund të kontribuojë në problemet shëndetësore, siç janë tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, obeziteti dhe diabeti.

Dëgjoni muzikë

Nëse ndjeheni të pushtuar nga një ndjesi jo e mirë, atëherë merrni një pushim dhe dëgjoni muzikë relaksuese klasike. Dëgjimi i një muzike të qetë ka një efekt shumë pozitiv në tru dhe trup, duke ulur presionin e gjakut dhe kortisolin, një hormone i lidhur ky me stresin.

Telefononi një shok

Një lidhje e ngushtë me miqtë dhe të afërmit është shumë e rëndësishme për një jetesë të shëndetshme. Një zë qetësues vendos gjithçka në perspektivë.

Ushqehuni mirë

Niveli i stresit dhe dieta e duhur janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Për fat të keq, atëherë kur jemi më të ngarkuar harrojmë të ushqehemi mirë. Përpiquni të konsumoni fruta, perime dhe produkte të pasura me omega-3, kanë treguar që janë ideale për reduktimin e simptomave të stresit.  

Merrni frymë lehtë

Mund t’iu duket klishe kur themi “merrni frymë thellë” por është shumë efektivë kur flasim për stresin. Për shekuj me radhë, budistët kanë praktikuar frymëmarrjen gjatë meditimit. Marrja e frymës thellë ndihmon me furnizimin e gjakut me oksigjen, duke ju ndihmuar me qetësimin e mendjes.

Qeshni  

E qeshura çliron endorfinë duke përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe ulin nivelin e stresit. Gjithsesi, e qeshura në punë pa një shkak nuk është mënyra më e  mirë në luftimin e stresit. Ne ju rekomandojmë të shikoni sa më shumë filma komik në kohën tuaj të lirë.

Bëni ushtrime

Ushtrimet nuk janë vetëm ato që bëni në palestër, por mund të përfshihen edhe ecejaket në zyrë ose qëndrimi në këmbë apo tendosja e muskujve gjatë pushimit. Qarkullimi i gjakut çliron endorfinë dhe mund të përmirësojë humorin.

Flini më mirë

Fikni televizorin, largoni pajisjet elektronike, menaxhoni kohën dhe uluni të flini herët. Mund të jetë mënyra më e efikase për luftimin e stresit.

Postime të ngjashme

Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar
BB kërkon kthesë në financimin e shëndetësisë, spitalet të paguhen sipas rezultateve
Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit