Lloji i ushqimit që hani ndikon në shëndet dhe mirëqenie. Ushqimi i shëndetshëm ju ndihmon të ndjeheni energjik dhe parandalon sëmundje, dhe ashtu siç ushqen organet tona, bën të njëjtën gjë edhe me dhëmbët. Të ushqyerit mirë është i dobishëm për shëndetin oral, ashtu dhe për shëndetin e përgjithshëm.
Plotësoni dietën tuaj ushqimore me arra, fara, bishtajore, mish dhe drithëra. Këto ushqime kontribuojnë në për prodhimin e alkalinës në trup, e cila mbron kundër baktereve dhe inflamacionit.
Shmangni ushqimet e konservuara dhe me ëmbëlsues artificialë sepse nxisin formimin e gurëzave në dhëmbë.
Një alternativë e mirë për të shmangur gurëzat do të ishte t’i lanit dhëmbët menjëherë pas ushqimit që keni konsumuar. Ushqimet e tilla, si: kanella, selinoja, molla, karrota, dardha, kastraveci janë shumë të mira për të pastruar dhëmbët gjithashtu. Frutat dhe perimet kërce rrisin rrjedhën e pastrimit të pështymës, duke e bërë gojën të ndihet më e freskët. Duhet të dini se frutat dhe perimet që konsumoni nuk duhet të jenë të pasura me acid, pasi dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.
Vajrat esencialë si ai i mentes, rozmarinës dhe avokados ndihmojnë në parandalimin e baktereve te gojës dhe nuk lejojnë që të formohen gurëza në to.
Provoni recetën me uthull molle për të pastruar gurëzat e dhëmbëve. Në një gotë ujë të vakët fusni 3 lugë uthull molle, fusni furçën e dhëmbëve në gotë për 5 minuta dhe më pas lani dhëmbët. Provojeni këtë 2 herë në javë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


