Si të parandaloni sklerozën me këto kura natyrale!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

skler0Skleroza është sëmundje e rëndë e njeriut, në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të shushatur (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim. Në raste të shpeshta këto ankesa kalojnë vetvetiu pas një kohe por edhe mund të mbesin. Për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje, mjekësia alternative mund të luajë rol të rëndësishëm. Kjo recetë tërësisht natyrale mund t’ju vijë në ndihmë më shumë nga sa mund ta mendoni…

Në mëngjes dhe në darkë pini një gotë çaj të përgatitur si në vijim. 5-8 gjethe shtogu të freskëta ose të thata të grumbulluara kur bima është në lulëzim, hidhini në dy gota ujë dhe ziejini 2-3 minuta pastaj i lini të ftohen, kullojini dhe  konsumoni lëngun e përfituar. Çaji i shtogut përgatitet e pihet çdo dite për 3 javë resht. Pastaj pihet çaj kamomili i përgatitur si zakonisht nga 2 gota në ditë për tre javë resht.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale