Ndaloni prishjen e dhëmbëve dhe pastrojini ato vazhdimisht me vetëm një recetë të thjeshtë. Heqja e pastërtive të grumbulluara në rrënjët e dhëmbëve mund të duket si një procedurë e ndërlikuar, por në fakt nuk është edhe aq.
Tani mund të mbani të pastër dhëmbët tuaj duke përdorur një përbërës të vetëm, dhe ne rast se nuk e keni në shtëpinë tuaj mund ta gjeni në farmacitë apo supermaketet më të afërta.
Po flasim për vajin e parafinuar, vajin e kokosit. Për pastrimin e dhëmbëve nevojiten dy lugë vaj kokosi. Mbajeni vajin në gojë për 5 minuta. Por kujdes, nuk duhet ta gëlltisni.
Kjo teknikë e thjeshtë ndihmon edhe në trajtimin e ekzemave, puçrrave në fytyrë dhe gjithashtu ndihmon në eliminimin e aromës se keqe në gojë.
Vaji i kokosit heq bakteret nga mishrat, dhe në këtë mënyrë nga trupi. Shkencëtarët besojnë se vaji i kokosit ka fuqinë për të hequr bakteret nga zgavra e gojës.
/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


