Si të pastroni furrën e sobës pa u munduar fare (ju duhen vetëm disa përbërës natyral)

sobe

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Besojmë se të gjitha shtëpiaket janë të një mendimi: pastrimi i sobës është puna më e vështirë dhe më e bezdisshme kur bëhet fjalë për punët e shtëpisë. Do t’i japim fund edhe kësaj vuajtjeje, dhe për këtë nuk do t’ju duhet të blini solucione me kimikate. Mund të përgatisni një solucion në shtëpi me përbërës krejtësisht natyral, jo-toksik, dhe më e rëndësishmja, i keni të gjitha në shtëpi.

Në këtë rast do t’ju nevojiten:

  • Lëkura e portokallit
  • Lëkura e limonit
  • Sodë buke
  • Uthull molle
  • Rozmarinë (sipas dëshirës)
  • Një shishe spraj

Përgatitja:

  1. Qëroni portokallin dhe limonin.
  2. Në një kavanoz hidhni lëkurën e portokallit, të limonit dhe uthullën e mollës së distiluar. Mund të shtoni edhe pak rozmarinë për të hequr erën e uthullës.
  3. I lini përbërësit të treten për 5 ditë. Më pas e kaloni lëngun e përftuar nga kavanozi në një shishe spraji.
  4. Kur jeni gati për të pastruar sobës, hidhni fillimisht pak sodë buke, më pas filloni të spruconi lëngun. Ai do të fillojë të nxjerrë flluska.
  5. Prisni rreth 20 minuta dhe më pas e pastroni sobën me një sfungjer të lagësht.

Me këtë mënyrë do të mund të hiqni edhe njollat më të vështira në sobë, dhe më e rëndësishmja, nuk keni përse të shqetësoheni për substanca kimike të dëmshme për shëndetin.

Për më tepër ndiqni videon 🙂

Burimi: TipHero / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet