Si të pastroni sinuset në një kohë të shkurtër përmes mënyrave natyrale

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shumë njerëz janë të prekur nga infeksionet sinuse. Këto infeksione janë të shoqëruara zakonisht me kongjestion nazal dhe dhimbje koke. Infeksioni sinus është një inflamacion ose enjtje e sinuseve që mund të shkaktohen nga viruset, ftohjet apo alergjitë. Ja disa mënyra që pastrojnë sinuset:

sinisitUthull molle musht: në një gotë ujë hidhni një lugë e gjysmë uthull molle dhe një lugë mjaltë. Konsumojeni këtë pije 2-3 ditë. Kjo është një mënyrë natyrale shumë e mirë dhe efektive në pak ditë.

Shafrani i Indisë: kjo erëz është e pasur me kurkum, një kompleks aktiv që ka përfitime të panumërta. Kurkumi ka aftësinë të pastrojë hundët dhe të shërojë zgavrën e saj nga vetitë anti-inflamatore.

Ujë i kripur: përzieni një majë luge kripë me një majë luge sodë buke dhe 2 lugë peroksid hidrogjeni në një gotë me ujë të ngrohtë. Shpërlani hundët çdo mëngjes dhe mbrëmje me këtë përzierje.

Ujë me rigon ose me vaj esencial rigoni: kjo është një mënyrë mjaft efektive për trajtimin e infeksioneve sinuse. Në pak ujë hidhni 2 lugë rigon dhe lërini të valojnë. Shtoni disa pika vaj esencial rigoni për të përftuar një erë më të fortë. Hiqeni ujin nga zjarri dhe afroni fytyrën tek avulli në mënyrë që avulli të futet në zgavrën e hundës. Përdoreni këtë mënyrë 2-3 herë në ditë./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit