Si të pastroni trupin nga toksinat në vetëm 3 ditë, sipas ekspertëve

Pastrimi i organizmit nga toksinat që akumulohen rregullisht, është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm.

Sapo të zgjoheni: Ekspertët thonë që sapo të zgjoheni të pini një gotë me ujë ku keni grirë xhenxhefil dhe shtuar lëngun e një gjysme limoni. Xhenxhefili dhe limoni luajnë një rol të rëndësishëm për pastrimin e trupit nga toksinat. Ato hidratojnë organizmin dhe nxisin pastrimin e sistemit tretës.

Mëngjesi: Për mëngjes, përgatisni një lëng të shëndetshëm e të gjelbër duke shtrydhur 3 kërcinj selino pa gjethe, 1 kastravec, 2 gjethe spinaq, një tufë majdanoz të freskët, një limon të vogël të qëruar dhe një mollë. Ky lëng e furnizon trupin me shumë ushqyes, eliminon toksinat dhe mban bakteret larg.

Para dreke: Përpara vaktit të rëndësishëm të ditës konsumoni 3 kërcinj selinoje, 3 kastravecë të vegjël dhe 3 karrota të vogla të cilat mund t’i shoqëroni me limon për më shumë shije. Ato mund t’i përgatisni që në mbrëmje dhe t’i ruani në frigorifer.

Dreka: Në drekë sigurohuni që të hani sa më shumë sallata me shumë përbërës të shëndetshëm. Ju mund të kombinoni kastravecët, karrotat, spinaqin, farat e susamit, avokadon, xhenxhefilin, domatet e gjithçka tjetër të shëndetshme. Sallatat janë një mënyrë shumë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin.

Zemra: Pasdite mund të hani një grusht arrorësh. Nëse ju pëlqejnë bajamet, futini në mbrëmje në një tas me ujë dhe më pas kullojini të nesërmen. Arrorët në përgjithësi janë të rekomandueshëm ndaj zgjidhni atë që ju pëlqen.

Darka: Darka duhet të jetë e lehtë dhe sërish me bazë perimesh. Zgjidhni perimet që ju pëlqejnë dhe përgatisni një supë të ngrohtë e të pasur në vlera. Për diçka të ëmbël, ju rekomandojmë kos me fruta pylli e pak mjaltë.

Para gjumit: Përpara se të mbyllni ditën, sigurohuni që të pini një gotë me çaj kamomili. Çaji do t’ju qetësojë, do të përfundojë procesin e pastrimit nga toksinat dhe do ju ndihmojë të flini mirë.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet