Përbërësit:
2 gota uji qumësht- 5 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë gjelle miell
- 2 të verdha vezësh
- 2 lugë gjelle arra të grira
- 1 lugë gjelle kakao
- Pak vanilje
- 1 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja
Në tenxhere rrihen vezët me sheqer dhe miell, hidhet qumështi dhe masa vihet ne zjarr sa të marrë 2-3 vallë. Hiqet nga zjarri, hidhet vanilje, lihet të ftohet pak dhe hidhet gjalpi dhe arrat e grira.
Hiqen 3 – 4 lugë krem përzihen me kakao dhe lihet të ftohet jo plotësisht.
Kremi hidhet në qese najloni, sipër kremi me kakao, i jepet forma e shtypur dhe vihet në ngrirje. Pritet në copa sipas dëshirës duke i hedhur reçel sipër.


