Si të përgatisim ëmbëlsirë me mjaltë (shëndetlie)

Përbërësit për 25 copë:

  • shendetlie3 gota uji miell, 500 gram
  • 1 gotë uji sheqer
  • 2-3 lugë gjelle mjaltë
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë kafeje sodë
  • 1-2 filxhanë arra
  • 1 filxhan çaji gjalpë
  • Pak vanilje
  • 3 filxhanë kafeje ujë
  • 1 lugë kafe kakao

Për shurupin duhen:

  • 3 gota uji sheqer
  • 2,5 gota ujë

Përgatitja

Në një enë përzihen mirë vezët, sheqeri, mjalti, gjalpi, uji dhe në fund shtohen arra. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë, që të mos bëhët elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë (gjalpë), rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me të verdhë veze, i bëhen disa vija me pirun dhe piqet për 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet në copa në formë rombi dhe u hidhet shurup i vakur i aromatizuar me vanilje. Për të përmirësuar cilësinë e ëmbëlsirës, në vend të ujit të përcaktuar në normativë, mund të hidhet gjalpë, vezë dhe mjaltë tjetër. Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin