Si të përgatisim kabuni me rrush të thatë

Për 4-5 persona duhen:

  • oriz 2 gota uji
  • lëng mishi ose ujë 4 gota uji
  • rrush i thatë 1 filxhan kafeje
  • sheqer 1 filxhan çaji
  • gjalpë 1 lugë gjelle
  • kanellë

kabuni23Përgatitja

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë në ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë.

Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri dhe si të bjerë pak nxehtësia, përzihet me sheqer, kanellë ose karafil të bluar.

E mbulojmë me kapak dhe e lëmë 10-15 minuta në vend të ngrohtë derisa të bëhet një masë e shkrifët dhe të ketë pirë lëngun e lëshuar nga sheqeri. Masa hidhet në forma ose në filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për të errësuar ngjyrën e kabunisë, në qoftë se duam, hedhim pak sheqer të djegur.

Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz, 2 litra ujë.

Ju bëftë mirë!

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin