Kryefaqja Kuzhina Si të përgatisim pandispanjë

Si të përgatisim pandispanjë

0
Shpërndaje

Për një tavë 25-30 cm duhen:

  • 7 kokrra vezë
  • 7 lugë gjelle miell
  • 7 lugë gjelle sheqer
  • 3 lugë kafeje niseshte
  • lëkurë limoni

pandispanje45Për shurupin duhen:

  • 4 gota uji sheqer
  • 3 gota me ujë

Pandispanja mund të përgatitet në dy mënyra: në mënyrë të ftohtë dhe të ngrohtë

Në mënyrën e parë brumi del i fryrë, ndërsa me të dytën më i shkrufët

Përgatitja e pandispanjës me mënyrën e ftohtë bëhet kështu:

Vezët ndahen veç të verdhat e veç të bardhat.

Të verdhat rrihen me sheqer, derisa të zbardhen e të shkrihen kokrrizat e sheqerit. Masa shton vëllimin gati 3 herë. Në të njëjtën kohë, mundësisht në vend të freskët, rrihen të bardhat e vezëve në enë bakri të kallajisur, porcelani ose plastmasi.

Në fund të rrahjes, kur është krijuar një shkumë e qëndrueshme dhe masa fillon sikur të pritet, shtohet një sasi e vogël sheqer pudër ose sheqer, i cili e përmirëson strukturën e masës.

Rrahja ndërpritet kur të bardhat e vezëve shtojnë vëllimin e tyre 4-5 herë (dmth zgjat jo më shumë se 15 minuta). Në rast se të bardhat e vezëve nuk janë rrahur mirë, atëherë në to krijohen flluska të mëdha ajri, të cilat gjatë përzierjes plasin dhe brumi bëhet i ngjeshur.

Në të verdhat e vezëve të rrahura me sheqer hidhen të bardhat (1/3 e sasisë) pastaj duke e përzier lehtë hidhet mielli, në fund pjesa tjetër e të bardhave. E gjathë kjo masë përzihet lehtë me kujdes nga poshtë-lart që të mos ulet.

Brumi i gatshëm hidhet në tavën e lyer me yndyrë e të pudrosur me miell dhe piqet për 25-30 minuta. Gjatë pjekjes furra nuk duhet të hapet të paktën 15-20 minutat e para, pasi ëmbëlsira ulet. Piqet në temperaturë 180 gradë C.

pandispanja 56Përgatitja në mënyrën e ngroht:; vezët bashkë me sheqerin hidhen në enë me fund sferik. Tenxherja vihet në anë të sobës ose futet në tenxhere më të madhë me ujë të nxehtë. Këtu ato rrihen duke i ngrohur deri në temperaturën e qumështit kur e zëmë kos. Hiqet nga soba banja me ujë dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri në temperaturën e dhomës (rreth 20 gardë C), sepse po të jetë e ngrohtë, përzierja nuk bëhet e mirë dhe pandispanja del e ngjeshur.

Pastaj përzihet me miellin dhe hidhet në tavën e lyer me yndyrë dhe të pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por në ¾ e lartësisë, pasi gjatë pjekjes brumi rrit vëllimin dhe derdhet. Sipërfaqja e brumit sheshohet me thikë dhe piqet për 25-30 minuta. Pas pjekjes, lihet të ftohet, pastaj përvëlohet me shurup ose në qoftë se do të përdoret për tortë, lihet e thatë.

Shënim: Pandispanja del më e shkrifët dhe më e thatë në qoftë se mielli përzihet me pak niseshte. Gjatë pjekjes nuk lejohet të hapët furra para 15 minutave pasi bie vëllimi.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here