Përbërësit për 4 – 5 persona
1, 5 litra lëng mishi- 4 lugë gjelle oriz
- 1 kokërr qepë
- 2 – 3 kokrra domate
- Gjysëm luge gjellë salcë
- 50 gr gjalpë
- Kripë, piper, majdanoz
Përgatitja
Në një tigan me gjalpë kaurdisen qepë të grira hollë, derisa të zverdhen pak, pastaj hidhen domate të grira (të cilave iu është hequr cipa) ose salcë domatesh, kaurdisen dhe 2 – 3 minuta të tjera dhe hiqen nga zjarri.
Në lëngun e mishit ose në ujë të valuar shtohet orizi i larë e i pastruar dhe pas 10 minutash valimi hidhet kripa dhe perimet e kaurdisura.
Supa lihet në zjarr të ngadaltë edhe 12 – 15 minuta të tjera derisa të jetë gati. Në fund, ajo rregullohet me majdanoz të grirë imët dhe piper të zi.
Ju bëftë mirë!


