Brodot e gatshme nga perimet, mishi i pulës apo i viçit, janë të përgatitura me kimikate të cilat përforcojnë shijen në mënyrë artificiale. Zakonisht ato përmbajnë një nga lëndët më toksike për trurin e cila lexohet nën inicialet MSG – Mono Sodium Gluatamte.
Kjo substancë është e dëmshme për qelizat e trurit dhe sidomos për fëmijët. Ajo mund të shkruhet edhe si “proteina vegjetale” në etiketen e shumë ushqimeve të gatshme. Meqënëse lëngu i zarzavateve dhe i mishit mund të përgatitet fare lehtë në shtëpi, shija e gatimeve tuaja mund të përmirësohet duke ja shtuar vlerat ushqyese atyre!
Ingredientet
• 1 karrotë të madhe të qëruar dhe të prerë ne kubike
• 2 kërcej seleri të prerë në kubikë
• 1 qepë mesatare të verdhë të prerë në copa të mëdha
• 2 gjethe të mëdha dafine
• 10 degë majdanozi të lëna të plota
• 8 kupa ujë
• Sipas deshires: 4-5 hudhra të shtypura, ½ lv kripë, ½ kupë salcë domateje dhe çdo kërcell që eliminoni në kuzhine si të lakrës së bardhë, të panxharit etj.
Përgatitja
1. Vendosni zarzavatet dhe erëzat si dhe ingredientët sipas dëshirës që keni zgjedhur në një tenxhere dhe mbulojini me ujë të ftohtë.
2. Mbyllni tenxheren me kapak dhe vendoseni në zjarr të ziej.
3. Kur të vlojë ulni temperaturën dhe lereni 45min -1 orë.
4. Kur të ftohet, hidheni në shishe me kapak të mbyllur dhe vendoseni në frigorifer. Largoni zarzavatet që kanë mbetur.
5. Nëse dëshironi ta bëni brodon edhe me pulë, shtoni 1-2kg mish dhe kocka pule ose kocka viçi që në fillim të recetës. Do nevojitet dyfishi i kohës së gatimit.
Këtë lëng mund ta ruani në kallëpet që ngrimë ujin dhe i përdorni nga pak sa herë ju nevojiten!/Blerina Bombaj, dietologe


