Si të përgatisni një maskë natyrale për rigjenerimin e qelizave të lëkurës!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

ananaseMaska me ananas mund të jetë një nga trajtimet më të mira natyrale që shërben për të rigjeneruar qelizat e vdekura të lëkurës.

Aplikojeni maskën me ananas një herë në javë për lëkurën e fytyrës apo në zonat ku keni celulit. Ananasi ndihmon në mbylljen e poreve dhe në rigjenerimin e lëkurës dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura.

Ja si ta përgatisni:

Priteni ananasin në copa dhe vendoseni në mikser.

Shtoni 3 lugë vaj ulliri cilësor

Shtojini përzierjes një lugë mjaltë dhe lëreni të përziehet deri sa të krijohet një masë homogjene. Mjalti redukton rrudhat, ul enjten dhe largon aknet po ashtu ndihmon edhe për zhdujkjen e rrathëve poshtë syve.

Përpara maskës lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë. Aplikoni maskën dhe lereni për 15 minuta. Shplajeni fytyrën përsëri dhe thajeni me peshqir. Menjëherë do të shihni ndryshimet në lëkurën e fytyrës suaj.

Burimi: glamur / shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer