Si të përgatisni pure me patëllxhanë

Për 4-5 persona duhen:

  • 3 patëllxhanë mesatarë

patellxhane Për salcën beshamel:

  • 3 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 gota qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • Kripë

Përgatitja

Për pure merren patëllxhanë me tul, në formë bostani, pa fara.

Patëllxhanët piqen me gjithë lëkurë, mbuluar me prush dhe në pamundësi në furrë.

Pastaj u qërohet cipa dhe kalohen në makinë pa pjesë metalike ose në sitë prej materiali të paoksidueshëm.

Përgatitet veç salca beshamel, shtohet në të pureja e patëllxhanëve e kripë dhe përzihet me lugë druri sa të marrë valë.

Hiqet pureja nga zjarri, i hidhet vezë dhe gjalpë i freskët.

Shërbehet si garniturë për gjellë të skuqura e të pjekura.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë