Si të përgatisni reçel manaferrash

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Fruti më tipik i verës është padyshim manaferra e egër. Një frut i jashtëzakonshëm për nga përmbajtja në vitamina, minerale e veçanërisht antioksidues. Së fundmi, mendohet se manaferrat mund të:
-rrisin mbijetesën pas ndërhyrjeve kirurgjikale të gjirit dhe mbrojnë nga efektet anësore të kimioterapisë
-mbrojnë neuronet nga inflamacioni dhe degradimi, duke përmirësuar shëndetin mendor dhe memorien
-ushqejnë më së miri indin lidhor si lëkura dhe indin kockor, duke i furnizuar me gjithë përbërësit e nevojshëm për ndërtimin e kolagjenit
-parandalojnë sëmundje të zemrës duke mbrojtur arteriet nga reaksionet oksiduese që i dëmtojnë ato.

Konsumoni sa më shumë dhe sa më shpesh manaferra, dhe mos harroni t’ju tregoni fëmijëve se sa shumë i keni preferuar kur keni qenë të vegjël si ata!

Ja si të përgatisni një reçel me manaferra:

Zakonisht masat janë 1 manaferra – 1/2 sheqer, por kjo varet nga ëmbëlsia e tyre.
I vendosim në tenxhere me pak ujë dhe gjysmën e sheqerit (jo më shumë se 1 gotë).
I lëmë të ziejnë për rreth gjysmë ore dhe i heqim nga zjarri.
Të nesërmen, i japim prapë një valë me pjesën tjetër të sheqerit.
Duke e provuar në shije për sheqer, e heqim nga vala dhe e lëmë të ftohet. E ruajmë në kavanoza qelqi./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin