Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat

Kjo është një pije shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe ndërkohë shijon si festë në një gotë. Është një mënyrë fantastike për t’u gëzuar me festat.

vere e nxehtePërbërësit

  • 2 mandarina
  • 1 limon
  • 1 limon jeshil
  • 250 g sheqer pluhur
  • 6 karafila
  • 1 shkop kanellë
  • 3 gjethe dafine të freskëta
  • 1 arrëmyshk
  • 1 vanilje
  • 2 shishe verë të kuqe

Përgatitja

Hidhni sheqerin në një tigan të madh me nxehtësi të mesme dhe shtoni copa të lëkurës së limonit, si dhe lëngun e mandarinave të shtrydhura. Shtoni karafilat, kanellën, gjethet e dafinës dhe arrëmyshkun e grirë. Hidhni dhe gjysmën e sasisë së vaniljes dhe shtoni verë të kuqe thjesht sa për të mbuluar sheqerin. Lëreni në zjarr derisa sheqeri të shkrijë i gjithë në verën e kuqe dhe pastaj ngrijeni nxehtësinë derisa të arrijë temperaturën e zierjes. Vazhdoni ta trazoni për 4-5 minuta ose derisa të keni një shurup të trashë.

Kur shurupi të jetë gati, uleni nxehtësinë dhe shtoni dy shishet e verës. Lëreni verën me nxehtësi të ulët për rreth 5 minuta dhe kur të jetë e ngrohtë dhe e shijshme, hidheni në gota dhe shërbejeni./ Arlinda Gjypi, Shëndet+

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit