Si të rregullojmë qarkullimin e keq të gjakut në këmbë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Një problem në jetën tonë të përditshme janë edhe vështirësitë që na shkakton një qarkullim i keq i gjakut në pjesën e poshtme të  trupit. Qarkullimi i keq mund të jetë fillesa e shumë irritimeve, duke filluar nga kruajtjet, problemet jo estetike, e duke vazhduar me dhimbje, paaftësi e komplikacione siç është tromboza.blood cells

Tromboza i referohet mpiksjes së gjakut brenda një ene gjaku, e cila bëhet shkak për bllokim në këtë të fundit. Kjo gjendje ka pasoja të rënda shëndetësore dhe mund të bëhet edhe fatale.

Një pjesë e mirë e problemeve që shfaqen janë gjenetike, ndërsa një pjesë tjetër vjen si shkak i gjendjeve shëndetësore si obeziteti, shtatzënia, madje edhe dieta ushqimore ka një ndikim të madh. Rekomandohen shumë noti, vrapi ose daljet me biçikletë. Gjatë kohës që pushoni, gjëja më e mirë që mund të bëni është të mbahen këmbët në një pozicion që të jenë më lart se trupi. Kjo ndihmon që gjaku të qarkullojë më shpejtë në pjesën e këmbëve dhe pengon mpiksjen e gjakut.

Duhet shmangur edhe ekspozimi për një kohë shumë të gjatë në diell e këmbëve, si dhe banjot e diellit gjatë orëve më të nxehta të ditës. Nuk këshillohen për aktivitete fizike pantallona që pengojnë në qarkullimin e gjakut. Masazhet janë të pranueshme për sa kohë që nuk janë të ashpra dhe të forta, dhe duhen bërë vetëm nga specialistët, ose në të kundërt mund të shkaktojnë më shumë dëme.

Ushqimi në këtë rast mund të vijë si lehtësim. Vitamina E është më se e rekomanduar për njerëz që vuajnë nga qarkullimi i gjakut. Vitamina B3 lehtëson venat dhe ndihmon qarkullimin.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit