Si të rrisni sistemin imunitar gjatë sezonit të dimrit

Dimri është periudha vitit kur sëmuremi më shpesh. Hudhra është e shkëlqyer për forcimin e sistemit  imunitar, kështu që ajo këshillohet të konsumuar për të mbrojtur veten nga viruset dhe bakteret. Ja një recetë e vlefshme dhe e shëndetshme që mund t’ju vijë shumë në ndihmë për parandalimin e ftohjeve sezonale:

hudher 2Përbërësit e nevojshëm:

  • 500 gram hudhër
  • 200 ml uthull
  • 200 ml ujë
  • 1 lugë gjelle kripë
  • trumzë e freskët
  • rozmarinë e freskët
  • piper kokërr
  • 4 gjethe dafine

Si ta përgatisni:

Zhvishni hudhrën dhe përziejeni me ujë, uthull, kripë në një tenxhere. Më pas vendoseni masën e përgatitur në sobë dhe ziejeni atë. Pas zierjes, shtoni rozmarinën e copëtuar, trumzë, kokrrat e piperit dhe vendoseni masën e përfituar në kavanoz. Së fundi, vendosni dhe hudhrën në kavanoz. Mbylleni mirë kavanozin dhe mbajeni në temperaturë dhome. Pasi përzierja është ftohur, vendoseni në frigorifer.

Këshillohet të konsumoni një lugë çaji çdo ditë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: http://www.wellmindness.com/

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?