Si të ruani dhe të ngrini fiqtë për t’i shijuar në dimër

Fiku është një frut plot shije dhe ëmbëlsi.

Tuli i fikut, lëkura e butë dhe farat krokante e bëjnë këtë frut ideal për çdo stinë.

Ndonëse fiku i freskët është ekskluzivitet i stinës së verës, kjo nuk duhet të na ndalojë ta shijojmë edhe në ditët e ftohta të dimrit.

Fiqtë e Shqipërisë mbushin tezgat e tregjeve që nga Qershori deri në Shtator.

Ky i fundit është koha perfekte për marrjen e masave dhe ruajtjen e fiqve edhe për stinën e dimrit.

Ngrirja e tyre nuk ka nevojë për shumë mund apo teknikë.

Ndonëse nuk është e nevojshme të përdorni acid, sugjerohet përdorimi i lëngut të limonit për ruajtjen e ngjyrës dhe ruajtjen e cilësisë së lartë të fikut.

Ngrirja e frutit është një mënyrë e mirë për ta përfshirë atë në receta të ndryshme, duke qenë se fiku përshtatet me shumë aroma të larmishme.

Pas shkrirjes, fiku duhet kulluar mirë sepse ka tendencën të bëhet i qullët.

Ja mënyra më e lehtë për ngrirjen e fikut në 5 hapa të vetëm.

Ngrirja e fiqve të freskët

Hapi 1

Lajini fiqtë e freskët me ujë të ftohtë e të bollshëm.

Zgjidhni kokrrat e forta dhe jo shumë të pjekura. Fiqtë e butë dhe të tejpjekur nuk ngrijnë mirë.

Hapi 2

Thajini me një peshqir dhe vendosini mbi një letër pjekjeje.

Fiqtë duhen vendosur rreth 12 milimetra larg njëri tjetrit.

Hapi 3

Vendoseni letrën e pjekjes në zonën e ngrirjes dhe lërini fiqtë të ngrijnë plotësisht për 2 deri në 4 orë.

Hapi 4

Hiqini fiqtë me kujdes nga letra dhe vendosini në qese plastike për ngrirje.

Hapi 5

Qeset vendosini në ngrirje për deri në tre muaj. Për përdorim hiqini nga ngrirja dhe vendosini në sirtarët e poshtëm të frigoriferit që të shkrihen ngadalë./AgroWeb

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)