Venat dhe variçet e dala në sipërfaqen e lëkurës janë një problem që prek shumë njerëz. Përveçse nuk janë aspak estetike, me kalimin e kohës ato mund t’ju japin edhe probleme shëndetësore. Në ketë postim do t’ju paraqesim një recetë natyrale se si t’i trajtoni venat dhe variçet. Merrni një domate jeshile dhe priteni ne feta të holla rrethore. Vendosini fetat e domateve mbi venat dhe kapilarët. Lidhini ato me një fashë, në mënyrë që domatet të qëndrojnë aty pa lëvizur. Mbajini domatet mbi zonën problematike derisa të shikoni se lëkura po reagon. Përsëriteni këtë metodë çdo ditë për 14 ditë. Pas 2 javësh do të vëreni ndryshime të dukshme.
Shërimi i venave dhe variçeve me domate të kuqe të pjekura:
Kjo metodë është e ngjashme me atë që ju përmendëm më lart. Së pari, lani domatet dhe pritini në feta të holla rrethore. Fiksojini fetat e domates në një fashë dhe mbajini ato për 3-4 orë. Ky trajtim duhet të zbatohet 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse doni, mund t’i alternoni të dy metodat sëbashku, në ditë të aplikoni njërën metodë dhe të nesërmen metodën tjetër, atë me domate jeshile.
Domatet janë mjaft kurative për këto probleme sepse përmbajnë substanca të ngjashme me acidin acetilsalicilik. Ky acid ka veti antikoagulimi dhe e bëjnë gjakun më pak të dendur dhe stimulojnë rrjedhjen e tij.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: wealthy&healthychoice


