Si të shkurtoni kohën e larjes së rrobave?

Përshtati në shqip: Blertina Koka 

Kur bëhet fjalë për larjen e rrobave me makinën larëse, shumë njerëz thjesht ndjekin instruksionet në pjesën e pasme të paketimit të detergjentit.

Por, sipas një guruje australiane të pastrimit, Shannon Lush, ky është një veprim i gabuar. Për të përgjysmuar kohën e larjes së rrobave, Shannon ka ndarë disa truke të thjeshta për të përshpejtuar këtë proces – dhe nuk janë ato çka mund të prisni.

Sipas saj, një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dini është se më shumë detergjent nuk do të thotë medoemos rroba më të pastra.

Sapuni është me bazë yndyrash. Në rastet kur fijet kanë kontakt me shumë yndyra, tërheqin më shumë papastërtinë – është si kur vendos një copë sapun në  pragun e dritares. Ai ndotet shumë shpejt dhe kjo për shkak të përmbajtjes së yndyrës.

Sipas Shannon, përdorimi sa më shumë i sapunit apo detergjentit vetëm sa i bën rrobat të ndoten më shpejt.

“E keni parasysh kur peshqirët bëhen të ashpër si me gjemba? Kjo ndodh për shkak të përdorimit të shumtë të sapunit apo detergjentit me bazë yndyrash. Është si gjalpi kur e hedh në një tigan të nxehtë, ai fillon të shkrijë dhe pasi ftohet forcohet përsëri.

“Kur fillon procesi i shtrydhjes së rrobave, shkrihet edhe yndyra, kështu peshqirët janë të butë si me push, por ditën tjetër ata janë përsëri të ashpër dhe si me gjemba.

Por, sa detergjent duhet të përdorni?

Për pak rroba rekomandohet 1/8 e matësit, ndërsa kur keni shumë rroba për të larë, rekomandohet ¼ e tij. Për rezultate më të mira Shannon rekomandon të shtoni dy lugë gjelle sodë bikarbonat dhe dy lugë gjelle uthull në çdo larje.

Përdorni uthull të bardhë në vend të aromatizuesit të rrobave, aromatizuesi nuk funksionon gjithmonë. Ai ka bazë vaji, dhe gjithçka që bën është që përhap vajin në larje. Hidhni më mirë uthull sesa zbutës, e mbi të gjitha nuk lë aroma”, thotë Shannon.

Shannon thotë se njerëzit ankohen gjithmonë se rrobat nuk kanë erë dhe për këtë arsye e përdorin zbutësin. Por mund t’i shtoni vaj esencial, në një sasi shumë të vogël, vetëm një pikë esence livandoje.

Shannon thotë se kjo metodë shkurton edhe kohën tharjes me një të tretën.

Një tjetër truk për të shkurtuar kohën e tharjes është shtimi i një pecete me rrobat e lagura.

“Unë e urrej tharësen e rrobave, siç mund t’i përdorin disa. Një pecete e thatë me rrobat e lara dhe ato do të thahen tri herë më shpejtë”, tregon guruja e pastrimit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit