Si të shpëtoni nga ftohja dhe gripi në vetëm 3 ditë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ulja e temperaturave shumë personave u shkakton ftohje të shoqëruar me hundë të zëna, dhimbje fyti, teshtima, zë të ngjirur etj.ftohje

Për të shpëtuar sa më shpejt nga ftohja dhe gripi, zgjidhja më e mirë është zinku: ai shkurton kohëzgjatjen e ftohjeve të zakonshme, sipas një studimi të kryer në Finlandë.

Marrja e 80-92 mg zink në ditë shkurton kohëzgjatjen e ftohjes nga 7 ditë në 3 ditë.

Kjo ndodh sepse zinku ndalon shumimin e virusit të ftohjes, prandaj ai nuk mbijeton në trup për shumë gjatë.

Filloni të merrni zink sapo të vëreni simptoma të ftohjes, vetëm mos e teproni me të (mos merrni më shumë se 80-100 mg), pasi mund t’ju shkaktojë të përziera ose acarim të stomakut.

Disa nga ushqimet e pasura me zink janë: spinaqi, fasulet, farat e lirit, farat e kungullit, hudhrat, e kuqja e vezës, gjeli i detit, çokollata e zezë, kërpudhat etj.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit