Gjatë verës, ka probabilitet më të madh të zhvillimit të infeksioneve fungale në zonën përreth gishtërinjtë. Qëndroni zbathur sa më shumë të jetë e mundur dhe kujdesuni për higjienën e këmbëve nëpërmjet këtyrë metodave tërësisht natyrore.
Peroksid hidrogjeni: peroksidi i hidrogjenit është një mjet ideal për shkatërrimin e baktereve dhe kërpudhave, kështu që nëse vendosni këmbët në një përzierje peroksid hidrogjen dhe ujë, mund të parandaloni përhapjen e infeksioneve fungale. Shtoni rreth 100 ml 3% peroksid hidrogjeni në një litër ujë të distiluar dhe mbani në të këmbët çdo mëngjes dhe natën për 20 minuta.
Bikarbonat natriumi: rekomandohet të shmangni çorape najloni, si dhe këpucë me lëkurë sintetike. Ecni zbathur sa më shumë të jetë e mundur. Megjithatë, në qoftë se vishni këpucë të mbyllura, shkatërroni të gjitha bakteret e mundshme në to duke bërë një kombinim me ujë të ftohtë dhe bikarbonat natriumi (1: 3) mbani këmbët 20 minuta në këtë përzierje dhe më pas vishni këpucët.
Lyeni këmbët me kos: kosi ka veti antibakteriale dhe për këtë arsye kjo është një kurë e mirë për infeksionet të cilat zhvillohen në këtë zonë në mes të këmbëve dhe thonjve. Mikroorganizmat “miqësore” të pranishme në kos vrasin infeksionet fungale. Për më tepër, lyeni këmbët me kos dhe pasi të thahet lajini me ujë të vakët./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


