Si të shpëtoni nga myku dhe sëmundja kërpudhore e lëkurës në thua

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

semundja-kerpudhore-e-lekures

Larja në dushet e palestrës mund t’ju ketë lënë një dhuratë të padëshiruar: sëmundjen kërpudhore të lëkurës së thonjve.

Në fillim duket e parrezikshme, shfaqet me njolla të bardha ose të verdha poshtë thonjve të këmbës, më pas thonjtë fillojnë të trashen dhe të thyhen, ndërkohë që infeksionet kërpudhore depërtojnë sa më thellë.

Sëmundja kërpudhore e lëkurës shfaqet zakonisht tek thonjtë e këmbës, duke qenë se këto të fundit bëhen me djersë dhe nuk kanë mundësi ajrimi brenda në këpucë.

Nëse do të vizitoheni tek një dermatolog, ai me siguri mund t’ju rekomandojnë ilaçe anti-fungale që merren me anë të gojës, si Lamisil ose Sporanox, që janë pak të shtrenjta dhe në shumë raste nuk funksionojnë. Ato mund të shkaktojnë edhe efekte anësore, duke filluar nga acarimi i lëkurës deri tek dëmtimi potencial i mëlçisë.

Prandaj është mirë që në këtë rast të zgjidhen trajtimet natyrale, me kura të përgatitura në shtëpi. Ja cilat janë disa prej tyre:

Listerinë (larës goje) dhe uthull e bardhë

listerine

Larësi i gojës ka ingredientë si ‘thymol dhe menthol’, që kanë veti antifungale, Ndërsa uthulla ka në përmbajtje acid, që vret bakteret.

I kombinoni ato bashkë në sasi të njëjtë dhe i zhytni këmbët tek solucioni. Mirë do të ishte për 45-60 minuta në ditë.

Miell misri

miell-misri

“Kemi dëgjuar nga disa lexues se ky produkt shëron infeksionet fungale”, thotë Graedon.

Hidhni miell misri në një legen, e përzieni me pak ujë të ngrohtë derisa të tretet mirë. Lëreni të ftohet dhe më pas zhytni këmbët për rreth një orë.

Vaj rigoni

Vaji i rigonit përmban ‘thymol’, që ka veti antifungale. Hidhni pak pika nga ky vaj në thonjtë e infektuar dy herë në ditë.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve