Shfaqja e pjesëve të errëta tek sqetullat tuaja mund të kthehet në bezdi shumë shpejt. Këto njolla shfaqen për shkak të akumulimit të qelizave të vdekura, djersitjes së tepruar apo përdorimit të antidjersës me bazë alkooli. Ja disa metoda natyrore për ta shmangur këtë proces:
Sodë buke: përgatitja e një paste të trashë me ujë dhe sodë buke. Pastrojini sqetullat dhe më pas lajini me masën e krijuar. Përsëriteni këtë procedurë disa herë në javë.
Limon: pak lëkurë limoni fërkojeni tek lëkura e sqetullave dhe lëreni për 10 minuta të veprojë. Duke qenë se lëkura e limonit është e ashpër, sigurohuni që më pas ta hidratoni lëkurën me një krem trupi.
Uthull: përgatisni një masë të trashë me miell dhe uthull. Aplikojeni ndërkohë që bëni dush. Përsëriteni disa herë në javë.
Patate: një fetë të hollë patate fërkojeni tek sqetullat, gjithashtu mund të aplikoni edhe lëngun e saj për eliminimin e zonave të errëta. Pas 15 minutash mund ta shpëlani lëkurën. Nëse e përsërisni këtë proces 2 herë në ditë, patatja do të zbardhë sqetullat, pa acarim. I njëjti trajtim mund të bëhet edhe me qumësht.
Këto efekte do të zgjasin vetëm nëse ju vazhdoni të kujdeseni si duhet për lëkurën e sqetullave. Përdorni antidjersë me përmbajtje bimore, përdorni vaj kokosi disa herë në javë për të mbajtur të butë lëkurën./Health Magazine/Përgatiti: Elena Beta


