Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Pikat e zeza i japin pamje jo të bukur lëkurës tuaj. Ato më shpesh shfaqen në fytyrë dhe tek veshët për shkak se këto vende prodhojnë shumë gjëndra djerse.
Pikat e zeza shkaktohen nga dieta e varfër ose lëkura me yndyrë. Ja një alternativë e thjeshtë, magjike që do t’ju ndihmojë të zgjidhni këtë problem shumë shpejt.
Pastroni lëkurën, në mënyrë që të hiqni qelizat e vdekura që bllokojnë poret. Lani lëkurën me një locion pastrimi dhe masazhojeni me lëvizje rrethore.
Vloni një tigan të madh me ujë, mbuloni kokën me peshqir dhe mbajeni fytyrën mbi enë. Uji të jetë mjaft i ngrohtë për të prodhuar avull, në qoftë se është shumë i nxehtë mund të irritojë lëkurën. Poret do të hapen dhe pikat e zeza mund të hiqen me lehtësi.
Mix 4 lugë sode buke me 3/4 filxhan ujë mineral deri sa të fitoni një pastë. Butësisht aplikojeni mbi zonat ku keni pika të zeza, pastaj aplikoni pastën në të gjithë fytyrën. Lereni atë të veprojë 10 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Nëse soda ju bën alergji, konsultohuni me mjekun dermatolog
Burimi: http://myilifestyle.com/https://shendeti.com.al


