Si të shtroni një banket koktej

Nga kuzhinierja Evgjeni Harizi

Ky lloj banketi (bufe apo koktej) shtrohet kur ka shumë pjesëmarrës. Në këtë rast shtrohet tavolina me meze në anë të sallës të ngrënies ose dhe mbi banakun e kuzhinës familjare.

bufe banketMezet vihen në pjatanca ose tava të posaçme dhe mund të përdoren këto asortimente: djathë, sallam, fileta peshku të ndryshëm, kanape të ndryshme, sallatë ruse, rosto gjuhë tru etj.

Aty pranë vihen pjata të cekëta të vendosura stivë njëra mbi tjetrën, pirunj, kartëpeceta ose në vend të pirunëve vihen dhëmbëkruarse.

Në këtë rast vetëshërbehet, i ftuari merr sipas dëshirës asortimente të ndryshme në pjatë dhe ha në këmbë ose në tavolinat anës sallës.

Kamerieri, një pjesëtar i familjes apo amvisa, shërben me tabaka në dorë pijet e ndryshme.

Tavolinat vendosen edhe gjatë mureve të sallës.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit