Si të silleni me një fëmijë që nuk dëshiron të ndahet nga nëna

Hyrja në kopsht përfaqëson një fazë rritjeje, e cila mund të krijojë vështirësi për fëmijën. Në fakt, kjo mund të përjetohet me ankth. Në këtë rast fëmija nuk dëshiron të ndahet nga nëna, vuan për largësinë nga ajo dhe bën naze.

Shpesh origjina e sjelljes së tij duhet kërkuar në dinamikat e marrëdhënies familjare, veçanërisht në raportin nënë-fëmijë. Ekspertët pohojnë se është pothuajse gjithmonë nëna, e cila në mënyrë të pavetëdijshme dëshiron akoma ta mbaj nën kujdesin e saj. Fëmija e ndjen këtë lidhje të fortë dhe për ta kënaqur nënën, qan, gjuan si për të komunikuar: “E di që ti pret që unë të qaj sepse po më lë vetëm prandaj dhe unë po ta bëj qejfin”.

Sjellja më e duhur është që ta shoqërojmë ndarjen në mënyrë graduale: duke ndenjur në kopsht një orë ditën e parë, gjysmë ore ditën e dytë dhe kështu me radhë deri sa ta ndihmojmë në arritjen e pavarësisë. Fëmija (por edhe nëna) do të ndihet i shoqëruar, do ta pranojë në mënyrë më të qetë ndarjen momentale./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"