Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Për të dalluar mjaltin e luleve nga mjalti në të cilin kanë hedhur sheqer apo ujë mund të kryeni këto teste të thjeshta:
- Merrni një lugë çaji mjaltë dhe hidheni në një gotë me ujë. Nëse mjalti shkrihet, atëherë ai nuk është cilësor. Mjalti i vërtetë nuk shkrihet kur zhytet në ujë.
- Vendosni pak mjaltë në një lugë dhe kthejeni atë përmbys. Mjalti i përzier me ujë do të bjerë menjëherë nga luga, ndërsa mjalti me cilësi të mirë do të qëndrojë në lugë.
- Merrni një copë bukë dhe zhyteni atë në mjaltë. Nëse buka do të vazhdojë të jetë e fortë, atëherë mjalti është i pastër. Nëse buka zbutet, do të thotë se mjaltit i është shtuar ujë.
- Nëse keni jod në shtëpi, hidhni pak pika tek mjalti dhe shtoni ujë. Nëse përzierja kthehet në ngjyrë blu, atëherë mjaltit duhet t’i jetë hedhur niseshte ose miell.
Burimi: Step to Heath / https://shendeti.com.al/

