Si të trajtoni strijat me mënyra natyrale

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Strijat, janë vija të cilat shfaqen më shpesh në gratë, si rezultat i ndryshimeve hormonale, humbjes ose shtimit së peshës gjatë një periudhe të shkurtër kohore dhe gjatë shtatzënisë.

Strijat janë shumë të vështira për t’u trajtuar dhe zgjidhja më e mirë është parandalimi i tyre.

strija 3Duke u bazuar tek studimet e kryera, është nxjerrë përfundimi se mënyra më e mirë për parandalimin e shfaqjes së strijave në lëkurë është konsumi i disa ushqimeve të caktuara të cilat i japin lëkurës elasticitet.

Pini sasi të konsiderueshme uji: uji, jo vetëm që shuan etjen, por gjithashtu ka efekt pozitiv në lëkurë pasi e mban atë të hidratuar dhe më elastike. Nëse strijat tashmë janë krijuar, uji do t’i bëjë më pak të dukshme.

Aloe Vera: aplikimi i Aloe Vera është një ide e mirë si për të parandaluar dhe reduktuar striat në pjesë të ndryshme të trupit. Rekomandohet të aplikoni aloe vera në gjendjen e tij natyrore dhe jo Aloe-Vera krem që mund të gjeni në supermarkete.

Shmangni kruarjet: mos harroni se strijat shfaqen ndryshe në lloje të ndryshme të lëkurës dhe shpeshherë kruarja bën që strijat të jenë më të dukshme. Aplikoni ushqyesin apo kremin hidratues butësisht pa acaruar lëkurën.

Gruri: është i pasur me minerale dhe vitaminë E dhe e cila ndihmon për rigjenerimin e lëkurës dhe për ta mbajtur atë të butë.

Perimet me gjethe jeshile: perime të tilla si spinaqi, brokoli, marule, përmbajnë një substancë të quajtur lutein, e cila i siguron mbrojtje lëkurës.

Burimi: http://www.chapterhealth.com/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet