Si të trajtoni të djegurat nga dielli me aloe vera

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
aloe vera1Xheli i aloe verës është trajtimi i duhur për djegiet nga dielli. Kjo bimë përmban glikoproteina, të cilat ndihmojnë për shërimin e shpejtë të djegieve nga dielli duke ndaluar dhimbjet dhe inflamacionin. Aloe vera përmban gjithashtu përbërës për zbutjen e lëkurës, ndërsa mineralet tek xheli lehtësojnë skuqjet në lëkurë.

Ja disa kura natyrale për djegiet me aloe vera.

Xhel aloe vera

  • Prisni një gjethe aloe vera
  • Përdorni një pirun për të nxjerrë xhelin
  • Aplikojeni xhelin tek lëkura e djegur nga dielli
  • Lëreni sa të thahet dhe tretet
  • Në fund lahuni me ujë të vakët
  • Përsëriteni 2-3 herë në ditë

Aloe Vera dhe kastravecë

Kastraveci përmban lëndë ushqyese esenciale që ndihmojnë për lehtësimin e djegieve nga dielli.

  • Prisni gjethen e aloe verës dhe përdorni një lugë për të nxjerrë xhelin.
  • Qëroni kastravecin dhe priteni në copa të vogla.
  • I shtrydhni të dyja përbërësit me një shtrydhëse.
  • Aplikojeni pastën tek pjesët e djegura të lëkurës dhe lëreni të thahet për rreth 30 minuta.
  • Në fund lahuni me ujë të vakët.
  • Përsëriteni këtë trajtim 2-3 herë në ditë.

Burimi: Home Remedies for Life / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit