Kryefaqja Aktualitet Si të ushqehemi shëndetshëm, një perspektivë e re në parandalimin e sëmundjeve!

Si të ushqehemi shëndetshëm, një perspektivë e re në parandalimin e sëmundjeve!

0
Shpërndaje

Bisedoi: Elona Tereziu

Ushqimi si mënyra më e mirë e parandalimit të sëmundjeve dhe modeli dietik ideal kanë qenë tema e diskutimit të sotëm në një seminar mbajtur me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nga Odila Mezini, biologe nutriciste në Itali.

Gjatë prezantimit të saj ajo u ndal të shpjegonte rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm, si faktor bazë në eliminimin dhe parandalimin e një sërë sëmundjesh që nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti tip 2, sindromi metabolik, sëmundja celiake etj. Ndërkohë që në një prononcim për gazetën “Shëndet +”, ajo iu përgjigj dhe një sërë pyetjesh lidhur mbi këtë çështje.

Çdo të thotë të ushqehesh shëndetshëm?

Të ushqehesh shëndetshëm do të thotë të reduktosh sasinë dhe shtosh llojshmërinë. Pra ne duhet të hamë nga të gjitha llojet e ushqimeve (asnjëherë të njëjtat gjëra) por të gjitha nga pak. Gjithashtu shumë i rëndësishëm është dhe orari kur ushqehemi. Pa diskutim duhet ti hamë të tre vaktet, por gjithmonë në të njëjtin orar. Një këshillë tjetër do të ishte, frutat sa më larg vakteve. Për shembull, në mëngje, më e mira do të ishte që frutat t’i marrim dy-tre orë pas marrjes së ushqimit.

Cila është rëndësia e dietës në parandalimin e sëmundjeve?

Dieta është forma më e fuqishme në parandalimin e një sërë sëmundjesh që nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti tip 2, sindromi metabolik, sëmundja celiake etj, por për të parë benefitet e kësaj ne duhet të njohim së pari organizmin tonë, cilat janë kërkesat që ka organizmi jonë dhe si mund ta rregullojmë atë nëpërmjet ushqimit. Fatkeqësisht ideja që ne kemi sot për mënyrën e të ushqyerit, nuk është e saktë. Ne nuk e kuptojmë dhe nuk e respektojmë fiziologjinë e organizmit tonë.

Ndalemi pak tek sëmundjet kardiovaskulare. Si mund ta ulim kolesterolin përmes dietës ushqimore?

Në fakt nuk është strategji e mirë që të heqim 100% kolesterolin nga e dieta, e para sepse nuk është e mundur dhe e dyta sepse nuk është gjëja më efikase. Disa këshilla praktike në këtë rast do të ishin për shembull përdorimi i vajit të ullirit (siç dihet vaji i ullirit redukton kolesterolin e keq dhe ngre nivelin e kolesterolit të mirë). Një gjë tjetër që mund të bëjmë është të hamë sa më shumë fibra. Të mundohemi të evitojmë produkte që kanë kolesterol të oksiduar, si ushqimet e skuqura në vaj (jo ulliri) dhe mishi i kuq i prerë në feta të holla të cilin ne zakonisht e blejmë në merkatë (por ne e dimë që kolesteroli oksidohet në dritë).Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të hamë mish apo gjëra të skuqura, por të paktën t’i skuqim në vaj ulliri dhe mos e blejmë mishin e prerë në copa por të plotë.

Po për të sëmurët me diabet, çfarë këshilloni?

Diabetikët duhet patjetër të ndjekin një dietë të veçantë. Dhe kjo duhet të jetë një dietë e bazuar tek ushqime që kanë një indeks glicemik shumë të ulët. Të hanë nga pak, por gjatë gjithë ditës.

Cila është dieta ideale që duhet të ndjekim?

Nëse i referoheni nacionaliteti, dieta ideale qe ne duhet të ndjekim është ajo mesdhetare. Është dieta më e thjeshtë, por që i përfshin të gjitha.

Si përqindje të kalorive, kompozimi është ky. Në rast se dieta jonë është e përbërë nga 2000 kalori në ditë, 60% duhet të jenë karbohidrate, 25%  yndyrna dhe 15% nga proteina (50% bimore dhe 50% shtazore).

Disa sugjerime për dietën mesdhetare ku futemi edhe ne:

  • Karbohidrate, të paktën 4-6 porcione në ditë.
  • Perime, të paktën 2 herë në ditë.
  • Fruta, 3 herë në ditë (paradite, pasdite).
  • Vaj ulliri, të paktën 3 herë në ditë.
  • Qumësht dhe nënprodukte të tij të paktën 2 herë në ditë.
  • Bishtaja, 2-4 porcione në javë.
  • Peshk, 3-5 porcione në javë.
  • Mish pa dhjamë, 2 porcione në javë.
  • Vezë, 3-4 kokrra në javë.

Në rast se ne ndjekim këtë lloj djete, arrijmë në 100% të të gjitha kërkesave ushqimore  që ka organizmi jonë ka.

Bazuar në këtë dietë, a mund të themi se shqiptarët ushqehen shëndetshëm?

Dieta shqiptare është një dietë që ka shumë pika të përbashkëta me dietën mesdhetare dhe shkencërisht është provuar që dieta mesdhetare është një dietë e përshtatshme për organizmin tonë. Problemi është se tendencat e reja, ushqimet e reja që janë introduktuar në Shqipëri e kanë modifikuar mënyrën e të ushqyerit tonë, kështu që dieta e shqiptarit nuk është më ajo që ishte dhe për patur sërish dietën që i përshtatet gjenetikës tonë, duhet të kthemi 50 vite pas./ Shendeti.com.al

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here