Si të zbardhni rrobat pa përdorur zbardhues artificialë

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

zbardhShpesh herë për zbardhjen e rrobave përdoren detergjentë të ndryshëm, një ndër to është edhe klori.

Studime të shumta kanë treguar se klori mund të dëmtojë shëndetin pasi ndikon në formimin e gazeve dhe lëndëve helmuese, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë komplikime të frymëmarrjes, dëmtime në veshka si dhe mund të kthehen në shkaktarë të sëmundjeve të veshkave.

Për fat të mirë, ju nuk duhet të hiqni dorë nga rrobat krejtësisht të bardha vetëm për shkak se keni vendosur të shmangni zbardhuesit artificialë.

Opsioni më i mirë që mund  të zëvendësojnë këto produkte potencialisht të dëmshme është lëngu i  limonit. Ai mund të përdoret në dy mënyra:

1-thjesht shtoni një gotë me lëng limoni në lavatriçe në mes të ciklit të larjes.

Pas larjes, lerini rrobat jashtë për t’u tharë në diell.

2- vendosini rrobat e bardha në një legen të madh me ujë të nxehtë. Shtoni një sasi të madhe lëng limoni në legen dhe pastaj vendosni rrobat e bardha duke i lënë atje gjatë natës. Mos i lini rrobat në lëng limoni për një periudhë të gjatë kohore.

Ditën tjetër, hiqni rrobat nga lëngu i limonit dhe vendosini ato në lavatriçe duke shtuar detergjentin që përdorni zakonisht për të larë rrobat. Rezultatet do të jenë pozitive.

Burimi: http://www.healthyfoodhouse.com/

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave