Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh këmbë të plasaritura. Për të shpëtuar nga ky problem, do t’ju tregojmë një trajtim me aloe vera.
Aloe Vera ka veti zbutëse dhe antibakteriale, që e bëjnë atë trajtimin e duhur për thembrat e thata dhe të plasaritura. Ajo ndihmon gjithashtu për largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe rritjen e qelizave të reja.
Trajtimi:
- Përzieni 4 lugë gjelle xhel aloe vera dhe ½ filxhan me bollgur dhe miell grami.
- E vendosni të gjithë pastën e përgatitur tek këmbët e plasaritura dhe i masazhoni me kujdes.
- Lëreni për 10 minuta.
- Më pas i lani këmbët me ujë të vakët
- Përsëriteni këtë trajtim 1 ose 2 herë në javë për të parandaluar dhe trajtuar kallot në këmbë.
Burimi: Top 10 Home Remedies / https://shendeti.com.al/


