Si t’i ushqejmë fëmijët në mënyrë të shëndetshme

Përgatiti: E.B

Fëmijët shprehitë e ushqimit dhe kulturën e të ushqyerit e marrin në moshë të vogël. Sistemi i tyre imunitar formohet në këtë moshë dhe ushqyerja e shëndetshme luan nje rol të rëndësishëm në mirëqenien e tyre. Ja çfarë duhet të konsumojnë fëmijët në baza ditore dhe vlerat që këto ushqime mbartin.

Drithërat dhe patatet
Këtu hyjnë: buka, makaronat, orizi, drithërat që konsumohen për në mëngjes
(zakonisht të shoqëruara me qumësht), qulli i tërshërës, biskotat e thata, patatet,
patatet e ëmbla dhe pastinaku2.
Vlerat. Janë ushqime të pasura me energji, me vitamina B, hekur dhe lëndë të
tjera. Gjithashtu, shërbejnë për një tretje më të mirë.
Frutat dhe zarzavatet
Vlerat. Janë ushqime të pasura me shumë vitamina, kripëra minerale dhe lëndë të
tjera ushqyese; janë të rëndësishme për shëndetin dhe luftimin e sëmundjeve.
Ushqimet e pasura me kalcium
Përmenden: qumështi, qumështi i sojës (shumë i pasur me kalcium), djathi, kosi,
peshku i konservuar me hala të ngrënshme (si për shembull, sardelet), zarzavatet
me gjethe jeshile të errët.
Vlerat. Janë ushqime të pasura me kalcium, i cili ndihmon në krijimin e kockave
dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
Ushqimet e pasura me proteina
Përmenden: mishi i njomë, pula, mishi i gjelit, peshku, veza, bathët, thjerrëzat,
arrat dhe soja.
Vlerat. Ushqime të pasura me proteina, si vitamina B, hekur dhe zink, të cilat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës./healthyfood 

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)