Si trajtohet diarreja?

Përgjigjet mjeku gastrohepatolog Altin Cekodhima

Në shumë raste zëvendësimi i lëngjeve të humbura gjatë diarresë për të parandaluar dehidrimin, është i vetmi trajtim i nevojshëm. Ilaçet për të parandaluar diarrenë mund të jenë ndihmëse në disa raste por nuk rekomandohen për persona që si shkak diarreje kanë infeksionet bakteriale apo parazitare.

Në këto raste, diarreja është një reaksion mbrojtës i organizmit. Duke e ndaluar atë, e lemë mikroorganizmin shkaktar në zorrë duke zgjatur kështu problemet. Si alternativë mjeku mund të japë terapi me antibiotikë.

Diarretë virale trajtohen gjithashtu me medikamente ose lihet të mbarojnë procesin
e tyre në varësi të ashpërsisë dhe llojit të virusit.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?