Si trajtohet koksartroza me ndërhyrje kirurgjikale?

Nga Tahir Çela, kirurg ortoped

Ndërhyrja kirurgjikale për trajtimin e koksartrozës kryhet nga ortopedi. Operacioni që kryhet quhet zëvendësimi i artikulacionit koksofemoral me  një protezë të brendshme (endoprotezë). Kjo ndërhyrje pakëson dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës te shumë pacientë. Zëvendësimi i artikulacionit koksofemoral me ndërhyrje kirurgjikale tashmë kryhet prej pesë Koksoartrozadekadash me rezultate përgjithësisht të shkëlqyera.

Operacioni për zëvendësimin e artikulacionit koksofemoral është konsideruar nga shumë njerëz si operacioni më i rëndësishëm i shekullit të njëzetë përsa i përket vuajtjes njerëzore që ai ka lehtësuar.

Pacientët i nënshtrohet këtij operacioni kur të gjitha masat e tjera kanë dështuar të përmirësojnë dhimbjen e tyre.

Në thelb operacioni për zëvendësimin e artikulacionit koksofemoral përfshin heqjen e atyre pjesëve të artikulacionit (kërcit dhe kockës) që janë të dëmtuara nga sëmundja e koksartrozës dhe që shkaktojnë dhimbje, dhe zëvendësimi i tyre me komponentë artificialë që përbëhen nga aliazhe të ndryshme metalike të cilët luajnë rolin e një artikulacioni artificial.

Zakonisht pacientët qëndrojnë 3 deri në 5 ditë në spital pas ndërhyrjes dhe më pas do të ecin me ndihmën e patericave për 3 deri në 6 javë. Pas kësaj periudhe shumica e pacientëve do të ecin lirisht, pa dhimbje dhe pa ndihmën e patericave.

 

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë