Simptoma e menopauzës për të cilën askush nuk flet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Menopauza supozohet të jetë fundi i shumëpritur i vuajtjeve të përmuajshme. Por, imagjinoni sa e çuditshme është të kesh më shumë perioda se më parë, edhe pse pritet që cikli të ndalohet përfundimisht. Një studim i ri ka zbuluar se gjakderdhja e shumtë dhe që zgjat për disa ditë më shumë se më parë, është e zakonshme tek 91% e grave që janë afër fazës së menopauzës.

Profesoresha e Universitetit të Miçiganit, Sioban Harlow së bashku me ekipin e saj analizuan të dhënat e më shumë se 1300 grave të moshës 42-52 vjeç.

91% raportuan se kishin pasur raste kur cikli menstrual u kishte zgjatur më shumë se 10 ditë në 3 vitet e fundit; 88% tregonin se cikli u zgjaste më shumë se 6 ditë; ndërsa 78% kishin pasur gjakderdhje të shumtë mbi 3 ditë.

Harlow thotë se ky  tranzicion mund të zgjasë diku mes 2-8 vjet.

“Është faza ku funksioni i vezores fillon të bie dhe rregullimi hormonal nuk është aq i mirë sa në moshën 30 vjeç”, shpjegon ajo.

Megjithatë, përse është kaq e zakonshme nuk do të thotë se duhet t’i injoroni simptoma të tilla si:  keni 3 episode të tilla brenda 6 muajsh, mpiksje të gjak ose gjakderdhje që vazhdon për më shumë se 2 javë. Në këtë rast, bëni një vizitë mjekësore.

Burimi: Prevention.com / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?