Simptomat e kancerit që s’duhet t’i injoroni!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

gungaLodhja kronike: Sipas “American Cancer Society” lodhja kronike, apo lodhja që nuk mund të rregullohet nga gjumi, mund të jetë shenjë e leuçemisë, kancerit të zorrës së trashë, ose kancerit të stomakut. Vlen të përmendet,  që lodhja kronike është thjesht një simptomë e mundshme të kancerit, jo një diagnozë zyrtare.

Humbja e peshës: nëse jeni duke humbur peshë, edhe pse vazhdoni rutinën e përditshme të jetesës, ju mund të jeni në fazat e hershme të ndonjë lloj kanceri. Kancer i mushkërive, pankreasit, stomakut shpesh përfshijnë simptomat e humbjes së pashpjegueshme të peshës.

Dhimbja e shpinës: Shoqata Amerikane e Kancerit, thotë se dhimbja e shpinës mund të jetë shenjë e kancerit të zorrës së trashë apo kancerit ovarial. Ndërsa dhimbja e gjatë e kokës  e cila prodhon dhimbje për disa ditë pa lehtësim, mund të jetë shenjë e kancerit të trurit. Përveç kësaj, kanceri i kockave shpesh mund të prodhojë dhimbje të mprehtë në fazat e hershme të zhvillimit.

Gunga në trup: Nëse zbuloni praninë e një gungë ose masë nën lëkurë, mund të jeni prekur nga ndonjë lloj i kancerit. Zbulimi i kësaj masë në fazë të hershme, mund të jetë çelësi për mirëqenien fizike afat gjatë. Universiteti i Teksasit “Anderson Cancer Center” sugjeron të konsultoheni me mjekun sa më shpejt të jetë e mundur në raste të tilla.

Burimi: American Cancer Society

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët