Simptomat më të shpeshta klinike që shoqërojnë anoreksinë nervore

anoreksia nervoreNë raste të tilla mund të kemi një larmishmëri shenjash dhe simptomash, ashpërsia e të cilave janë individuale për çdo rast. Kequshqyerja që rezulton nga uria e vetimponuar mund të shkaktojë komplikacione të rëndësishme për çdo sistem dhe organ të trupit të njeriut.

Një nga shenjat kryesore është hipokalemia (rënie e nivelit të kaliumit në gjak), gjë e cila klinikisht shoqërohet me çrregullime të ritmit të zemrës, konstipacion (kapsllëk), lodhje, dobësi muskulare që mund të shkojë deri në paraliza.

Kur humbja e peshës vazhdon për një kohë të gjatë, tek gratë mund të shfaqet amenorrea (ndërprerja e ciklit menstrual), janë shumë të zbehta në fytyrë, flokët dhe lëkura bëhen të thata dhe shumë delikate.

Mund të kemi dhe çrregullime të hormonit të tiroides që shoqërohet me dhimbje koke, thatësi e lëkurës ose djersitje e tepruar (në varësi të rastit), çrregullime të ritmit të zemrës, etj.

Këta persona mund të jenë mjaft të preokupuar për ritualin e gatimit, por këta nuk e hanë ushqimin për veten e tyre. Ata mund të gatuajnë me përkushtim për familjarët e tyre dhe për vetë konsumojnë shumë pak.

Ata përdorin për veten e tyre barna laksative (barna që stimulojnë defekime të shpeshta) ose barna diuretike (barna që stimulojnë urinimin), përdorin pilula dietetike, stimulojnë të vjellat kur mendojnë se kanë ngrënë shumë (fusin gishtat në gojë) për “të hequr qafe”, kaloritë e tepërta.

Shqetësohen shumë deri në vuajtje (depresion) se kanë shtuar peshë, merren me ushtrime fizike për të larguar kilet e tepërta, etj.

Pavarësisht se të tjerët u thonë se janë shumë të hollë dhe elegant, perceptimi i tyre është se janë mbipeshë, vuajnë shumë për prezantimin e tyre fizik.

Temperaturat e trupit të tyre mund të jenë të ulëta (hypothermia) si rezultat i përpjekjes së organizmit për të ruajtur energjinë.

Tensioni arterial është i ulur, ritmi i zemrës mund të jetë i shpeshtuar ose i ngadalësuar (takikardi ose bradikardi). Depresioni dhe vetmia i përfshijnë shpesh. U pëlqen të qëndrojnë larg miqve dhe familjarëve. Humori është i keq.

Si rezultat i të vjellave të shpeshta kemi një fryrje të gjëndrave të pështymës (nga sforcimi) dhe fytyra merr një pamje të fryrë karakteristike.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën