Simptomat që tregojnë se jeni alergjikë ndaj qumështit

Departamenti i Bujqësisë (USDA) publikoi në faqen zyrtare të internetit se të rriturit duhet të pinë 3 gota qumësht në ditë. Ky rezultat u kritikua gjerësisht dhe një studim që është publikuar në gazetën “British Medical” ka dhënë dëshmi kundër konsumit në sasi të lartë të qumështit.

qumesht 3Para se të vendosni të konsumoni qumësht,  duhet të konsultoheni me mjekun për të parë nëse jeni alergjikë ndaj këtij produkti.

Statistikat tregojnë se rreth 40 milionë amerikanë janë alergjikë ndaj qumështit ose produkteve të tij. Në disa vende aziatike, 90% e popullsisë nuk mund të konsumojë qumësht. Duhen rreth 30 minuta për të shfaqur efektet anësore të intolerancës nga laktozës së qumështit.

Simptomat që vërtetojnë alergjinë tuaj:

  • Dhimbje barku
  • Probleme me tretjen
  • Diarre
  • Fryrje

Këto simptoma janë rezultat i dëmtimit të procesit të tretjes që ndodh kur qumështi nuk pranohet nga organizmi. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi