Sindromi që prek zorrën e trashë, faktorët e rrezikut dhe komplikacionet

*Rozana Aleksi, gastrohepatologe

Sindorimi i zorrës së irrituar (SZI) është një çrregullim i zakonshëm që prek zorrën e trashë (kolon). SZI është një gjendje kronike që zakonisht shkakton dhimbje barku shtrënguese, spazma, fryrje, diarre dhe kapsllëk. Shqetësimet variojnë nga të lehta, dhe kontrollohen vetëm me ndryshimet në dietë dhe stilin e jetës, deri të rënda dhe kanë nevojë për mjekim përveç këtyre ndryshimeve (lexo më shumë këtu).zorret

Faktorët e rrezikut

Shumë njerëz kanë simptoma rastësore si ato të SZI, por është shumë e mundur që ju të keni SZI nëse:

Jeni i ri – SZI tenton të prekë moshat nën 45 vjeç

Jeni femër – Dy herë më shumë femra preken nga SZI.

Keni histori familjare të SZI – (mund të jetë e lidhur me gjenet, apo ambientin e njëjtë ku jetoni, ose të dyja).

Keni probleme të shëndetit mendor – Ankthi, depresioni, çrregullimet e personalitetit, histori abuzimi shtëpiak janë faktorë rreziku.

Komplikacionet

Diarreja dhe kapsllëku, të dyja shenja të SZI-së, mund të përkeqësojnë hemorroidet. Gjithashtu, evitimi i ushqimeve të caktuara mund të çojë në mungesa lëndësh ushqyese. Impakti që kjo gjendje ka në cilësinë e jetës suaj është komplikacioni më kryesor.

Teste dhe diagnoza

Diagnoza e SZI varet shumë nga historia e plotë mjekësore dhe ekzaminimi fizik. Për shkak se nuk ka shenja fizike që të diagnostikojnë SZI, diagnoza është shpesh një proces i përjashtimit të sëmundjeve të tjera. Për të ndihmuar këtë proces, janë përcaktuar dy grupe kriteresh diagnostikuese për SZI dhe çrregullimet e tjera funksionale të zorrës – gjendje në të cilat zorra ka pamje normale, por nuk punon (funksionon) normalisht.

Nëse ju plotësoni këto kritere dhe nuk keni shenja të tjera të dyshimta, mjeku mund t’ju japë mjekim pa bërë ekzaminime shtesë. Nëse nuk i përgjigjeni mjekimit, duhen bërë teste shtesë si:

Analiza- test i intolerancës ndaj laktozës, glutenit, analiza gjaku, feçesh.

Kolonoskopi (sidomos nëse jeni mbi 50 vjeç), CT, ragiografi, pasazh intestinal me barium./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal