Kryefaqja Box 1 Sindromi që prek zorrën e trashë, përmirësimi përmes dietës

Sindromi që prek zorrën e trashë, përmirësimi përmes dietës

0
Shpërndaje

Rozana Aleksi, gastrohepatologe

Sindorimi i zorrës së irrituar (SZI) është një çrregullim i zakonshëm që prek zorrën e trashë (kolon). SZI është një gjendje kronike që zakonisht shkakton dhimbje barku shtrënguese, spazma, fryrje, diarre dhe kapsllëk. Shqetësimet variojnë nga të lehta, dhe kontrollohen vetëm me ndryshimet në dietë dhe stilin e jetës, deri të rënda dhe kanë nevojë për mjekim përveç këtyre ndryshimeve (lexo më shumë këtu).zorra irrituar

Trajtimi dhe medikamentet

Për arsyen se është e paqartë se çfarë e shkakton SZI, trajtimi fokusohet në lehtësimin e simptomave.

Në shumicën e rasteve, simptomat e lehta mund të kontrollohen duke mësuar të menaxhoni stresin dhe duke bërë ndryshime në dietë dhe stilin e jetesës. Përpiquni të shmangni ushqime që nxisin simptomat. Gjithashtu, përpiquni të keni aktivitet fizik të mjaftueshëm, të pini shumë lëngje dhe të flini saç duhet.

Nëse problemet tuaja kanë një shkallë mesatare apo të rëndë, mund të keni nevojë për më shumë sesa ndryshimin e stilit të jetesës. Mjeku mund të përshkruajë medikamente.

Ndryshimet në dietë:

Eliminimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë gazi – Nëse keni fryrje apo sasi të shtuar gazrash, mund të reduktoni përdorimin e pijeve me gaz, zarzavateve-sidomos lakra, lulelakra – dhe frutat e freskëta.

Eliminoni glutenin – Kërkimet kanë treguar se disa njerëz me SZI kanë përmirësim të diarresë nëse ndërpresin përdorimin e ushqimeve me gluten (grurë, thekër, tërshërë).

Eliminimi i disa sheqernave të fermentueshme – Disa njerëz kanë ndjeshmëri nga llojet e karbohidrateve si fruktoza, fruktani, laktoza etj (që gjenden në disa drithëra, zarzavate, fruta dhe bulmet).

Mjekimi:

Suplement fibrash (Marrja e suplementit të fibrave si psyllium apo methylcellulose, me lëngje të shumta mund të ndihmojë në kontrollin e kapsllëkut. Fibrat që gjenden në ushqime, mund të shkaktojnë shumë më tepër fryrje se suplementi i fibrave. Nëse këto nuk ndihmojnë, mjeku mund të japë laksative osmotike.

Anti-diarreike

Antispastike

Antidepresante – (Këto medikamente lehtësojnë depresionin, si dhe frenojnë aktivitetin e neuroneve që kontrollojnë zorrën).

Antibiotikë – Disa njerëz me simptoma nga mbërritja bakteriale në zorrë mund të përfitojnë nga trajtimi me antibiotikë. Ata me simptoma të diarrëse mund të përfitojnë nga rifaximina.

Këshillimi

Mund të përfitoni nga këshillimi me psikologun nëse keni depresion apo nëse simptomat tuaja përkeqësohen nga stresi.

Stili i jetës

Në shumë raste, ndryshime të thjeshta në dietë dhe stilin e jetës mund të lehtësojnë simptomat e SZI-së. Megjithëse trupi mund të mos përgjigjet menjëherë ndaj këtyre ndryshimeve, qëllimi është përmirësimi afatgjatë, jo i përkohshëm.

Mund të vlejë:

Shmangni ushqimet problematike. Nëse një ushqim i caktuar përkeqëson simptomat, mos e përdorni atë. Këto ushqime mund të jenë: alkooli, çokollata, pijet me kafeine, produktet e qumështit, ëmbëlsuesit pa sheqer. Nëse gazrat janë problemi kryesor, shmangni ushqimet, si: bishtajat, lakrat, lulelakrat, brokoli.

Hani në orare të caktuara – Mos lini vakte pa ngrënë dhe përpiquni të hani në të njëjtin orar çdo ditë për të rregulluar funksionin  e zorrës. Nëse keni diarre, mund të ndjeni përmirësim duke ngrënë vakte të vogla dhe të shpeshta. Nëse keni kapsllëk, duke ngrënë sasi më të madhe ushqimesh me fibra mund të ndihmoni lëvizjen e ushqimit në zorrë.

Kujdes nga produktet e qumështit – Nëse keni intolerancë nga laktoza, përpiquni të zëvendësoni qumështin me kos. Ka raste që është e nevojshme të ndërpritet plotësisht përdorimi i produkteve të qumështit. Në raste të tilla, kujdesuni të merrni proteina, kalcium dhe vitaminë B me ushqime të tjera.

Pini shumë lëngje – Përpiquni çdo ditë të pini shumë lëngje. Uji është lëngu më i mirë. Pijet me përmbajtje alkooli dhe kafeine stimulojnë zorrët dhe mund të përkeqësojnë diarrenë, ndërsa pijet me gaz mund të përkeqësojnë fryrjen.

Ushtrohuni rregullisht – Nëse jeni inaktivë, rrisni kohën aktivitetit fizik ngadalë dhe gradualisht.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here