Nga mjekja kardiologe Manjola Liko
Humbja e shpejtë e vetëdijes e lidhur me paaftësinë për të mbajtur tonin postural që zgjidhet në mënyrë spontane pa ndërhyrje
medikamentoze. Gjendja e të fiktit ka një frekuencë rreth 2% të vizitave, dhe duhet thënë se 1 në 4 persona mund ta kalojë gjatë jetës. Sinkopa shoqërohet me reduktim të fluksit cerebral prej 35 % për 5-10 minuta.
Shpesh ajo shpërthehet nga rënia e debitit kardiak nga shkaqe si sëmundja valvulare, kongenitale, perikardiake apo ishemike, si edhe nga aritmitë e ndryshme. Ndër shkaqet ekstrakadiake më të shpeshta janë ato neuronale.
Ndër faktorët nxitës mund të përmendim ato psikogjene, si: frika, ankthi, stresi emocional, dhimbja.
Shumë e rëndësishme është edhe njohja e hipotensionit ortostatik, ulja e TA sistolik me të paktën 20 mmHg dhe e TA diastolik me të paktën 10 mmHg brenda 3 minutave nga drejtqëndrimi nga pozicioni shtrirë. Njohja e kësaj patologjie është e rëndësishme se mund të zgjidhet thjesht me edukimin e pacientit në lëvizjen e tij me stade si edhe me rritjen e marrjes së kripës dhe lëngjeve me dietën ushqimore.


