Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një lloj mjalti i cili mund të vrasë të gjitha llojet e baktereve, madje edhe ato më të këqijat.
Gazeta Europiane e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive publikoi rezultatet e një studimi të udhëhequr nga Dr. Dee Carter i Shkollës molekulare dhe mikrobike “Biosciences” në Sidnei, i cili tregoi se ky lloj mjalti mund të jetë jetë rezistent ndaj baktereve.
Raporti nga “The Australian” ka treguar se mjalti manuka ka aftësinë për të vrarë çdo bakter. Ky mjaltë përdoret për të luftuar infeksionet në lëkurë, kafshimet e insekteve dhe gjithashtu mund ta aplikoni në lëkurë ose ta konsumoni si ushqim.
Gjëja më e mirë në lidhje me këtë mjaltë është se mund t’ju ndihmojë të rrisni imunitetin pa qënë nevoja të përdorni antibiotikë.
Ku mund ta gjeni?
Ju mund të gjeni mjaltë manuka pothuajse në çdo dyqan ushqimor, si dhe online, edhe pse nivelet e furnizimit janë reduktuar. Pra, është shumë e rëndësishme të siguroheni se mjalti manuka të jetë i certifikuar.
Burimi: aturalcuresandhomeremedies


