Sistemi shëndetësor kombëtar, një lider i vonuar?!

Për gazetën “Shëndet+”: Rudina Degjoni

Kudo në botë sistemi shëndetësor ka një seksion të lartë të strukturës së mirëqenies së ccdo shteti, si dhe një trashëgimi të madhe politike dhe sociale për të. Të dyja këto janë simbolike në atë se çfarë duhet të bëhet. Sistemi shëndetësor kombëtar në vendin tonë po fokusohet tashmë në mbulimin universal të popullatës, si dhe në projektin për qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore, të dyja këto mbeten çështje kyçe, rëndësia e të cilave është pothuajse e dukshme në shoqëritë moderne perëndimore.

Studime të ndryshme nga eksperiencat ndërkombëtare dhe përvojat ekzistuese kanë analizuar gjerësisht krijimin dhe funksionimin e sistemeve shëndetësore kombëtare, por në të njëjtën kohë duhet të theksojmë se sukseset dhe dështimet, arritjet apo mungesat gjatë gjithë ecurisë së tyre janë jo vetëm reforma premtuese, por në disa raste kthehen shpesh në të paefektshme për disa arsye.

mjeketDihet që gjatë gjithë rrjedhës sistemet shëndetësore kombëtare vuajnë nga probleme kronike organizative dhe deformime strukturore, të cilat janë dinamika shpesh të mpira ndaj aftësisë për të arritur performancë të lartë në aspektin e barazisë, efikasitetit ekonomik dhe efektivitetit klinik.

Që nga fillimi i viteve 1992, sistemi ynë shëndetësor ka nxjerrë në pah shumë probleme, duke përfshirë mungesën e organizimit të programeve të parandalimit dhe të shëndetit publik, mungesën e një sistemi funksional të kujdesit parësor, kujdesit publik farmaceutik, efikasitetin e ulët të sektorit publik spitalor, struktura të gabuara të menaxhimit, pagesa private informale etj. Këto çështje kanë qenë të dukshme dhe gjerësisht të pranuara, edhe pse kanë ekzistuar gjithmonë propozime e plane të ndryshme për reforma (p.sh. propozimet e ekspertëve ndërkombëtarë) ato kanë ngelur të pasuksesshme për shkak të mungesës politike apo për shkak të ndikimit të grupeve të interesit të organizuara në proceset e  vendimmarrjes.

Sot, debatet shëndetësore publike të cilat mbahen nën “kufizimin e mbrojtjes vetjake” dominojnë në peshë të shoqërisë, kjo shpesh delegon në çorientimin nga qëllim i vërtetë i reformës aktuale, përkatësisht në përmirësimin e performancës, në kuptimin e barazisë, efikasitetit dhe efektivitetit shëndetësor.

Sistemi shëndetësor kombëtar ndaj ndryshimeve

Ccdo ndryshim ekonomik apo politik sjell ndryshime të rëndësishme dhe në sektorin e shëndetësisë. Së pari, për shkak të ndryshimeve të shpejta social-ekonomike që përfshijnë ndryshime në sjellje, në mënyrën e jetesës, zakone dhe prioritete, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në nivelin e shëndetit të popullsisë.

Së dyti, për shkak të luhatjeve të konsiderueshme të të ardhurave familjare, papunësisë apo  mundësive të kufizuara për shpenzime private, të gjitha këto përfshijnë burimet e financimit të sistemit shëndetësor kombëtar. Megjithatë, ajo që shfaq interes nga pikëpamja e politikës shëndetësore, është ndikimi i mundshëm mbi komponentë të ndryshëm të performancës së sistemit shëndetësor. Në mënyrë të veçantë, çështja kryesore është ndryshimi i parametrave kritikë, të tillë si:

(a) gjendja shëndetësore e popullatës,

(b) barazia në qasje, financimin dhe reagimin e shërbimeve shëndetësore,

(c) mbrojtja nga shumëllojshmëritë e rreziqeve financiare,

(d) efikasiteti ekonomik,

(e) kryerja e shërbimeve shëndetësore, përmes treguesve të ndryshëm,

(f) kënaqësia e pacientit dhe përgjegjshmëria e shërbimeve.

Vetëvlerësimi i gjendjes shëndetësore të popullatës

Sipas studimeve të ndryshme, vetëvlerësimi i gjendjes shëndetësore të popullatës në vende të ndryshme (shëndeti i vetëvlerësuar) luan një rol të rëndësishëm në matjen e nivelit të shëndetit, sidomos në grupet më të rrezikuara sociale. Vlen të përmendet se vetëvlerësimi i gjendjes shëndetësore konsiderohet ndërkombëtarisht metodë për matjen e nivelit të shëndetit dhe në këtë kuptim kjo duhet të merret seriozisht në konsideratë nga hartuesit e politikave shëndetësore në vendin tonë.

Në të njëjtën kohë, duhet të jetë i qartë numri i të pasiguruarve apo të atyre që “punojnë në të zezë”, pasi qasjet për shëndet të paplotësuar për grupet më të rrezikuara siç janë të papunët dhe njerëzit me të ardhura të ulëta sipas nivelit të arsimimit çekuilibron ecurinë e sistemit shëndetësor kombëtar. Çështja e mbrojtjes kundër rreziqeve ekonomike që vijnë nga kjo sëmundje është politikë shëndetësore, çështje primare e “përkulur” në thelbin e shtetit social. Vlen të përmendet se rritja e numrit të pacientëve që përjetojnë kosto shëndetësore “shkatërruese” në sektorin privat, është një çështje shqetësuese që ndikon drejtpërdrejt në retorikën e barazisë dhe kërcënon kohezionin social dhe solidaritetin shëndetësor kombëtar.

Rrjeti i sistemit shëndetësor kombëtar

Kujdesi shëndetësor parësor, ashtu si gjithë sistemi shëndetësor kombëtar, i është nënshtruar disa ndërhyrjeve pas vitit 1992, kur ndryshoi sistemi politik. Reforma e ndërmarrë gjatë vitit 2007 në kujdesin parësor ishte më kompleksja dhe me ndikim më  të  madh në sistemin shëndetësor për vetë dimensionet  e  saj organizative, financiare dhe juridike.

Rreth 412 qendra shëndetësore ofrojnë shërbimin shëndetësor parësor në një zonë mbulimi të caktuar dhe me numër popullate, e cila banon në atë zonë të mbulimit. Në Qendrat Shëndetësore është i punësuar mjek familje sipas normave të përcaktuara, 1 mjek për 1700-2500 banorë në zonat rurale, si dhe 1 mjek për 2000-3000 banorë në zonat urbane, ndonëse për personelin e mesëm nuk ekziston një normativë e caktuar, ka të paktën 1 infermier/e në ccdo fshat, pavarësisht numrit të banorëve. Megjithatë, analizimi i politikave, reformave në kujdesin parësor duhet të vlerësohet në kornizën e një piramide të re, që ndikimi i saj të vijë duke u rritur në aspektin e mirëqenies sociale. Indikatorët (SMART) të vendosur për matjen e produktivitetit duhet të  jenë të matshëm, realist, specifik, të arritshëm si dhe konsistentë në numër.

Sistemi shëndetësor spitalor përfaqësohet nga rreth 40 spitale (universitar, rajonal dhe bashkiak), por duhet të theksojmë se shpërndarja e tyre “e çuditshme” gjeografike është një studim i mirë i rastit, i cili në masë të madhe thekson kornizën e politikave shëndetësore në vend. Nuk është besimi që sa më shumë spitale të kemi, aq më të shëndetshëm ne do të jemi. Është sipërfaqësore dhe “populiste” konceptimi i cili çon në rritjen e kostove dhe venitjen e sistemit shëndetësor parësor, e cila është baza e çdo sistemi shëndetësor të organizuar.

Edhe sot, pas një recesioni të gjatë kumulativ, vendi vazhdon të mbajë një spital bashkiak i cili nuk mund të mbështesë dhe gjithsesi nuk është i nevojshëm. Arsyeja është e thjeshtë: dilema e “një spitali me afërsi gjeografike ose të një investimi në parandalimin”, vendimi politik shpesh është i dukshëm. Politikat shëndetësore për kontrollin e kostove shëndetësore janë përqendruar kryesisht në reduktimin e shpenzimeve farmaceutike, të cilat kanë treguar një rritje të shpejtë deri në vitin 2015. Vlen të përmendet se shumica e masave të zbatuara në të kaluarën synonte nga ana e ofertës, për pak kohë ajo ishte zbatuar me qëllim të kërkesës. Gjatë vitit të kaluar është zbatuar masa për të dyja, asaj të kërkesës dhe të ofertës.

Të tre çështjet kritike në tregun farmaceutik kanë të bëjnë me:

(a) menaxhimin e inovacionit dhe ndikimin e futjes së produkteve të reja në buxhet,

(b) depërtimin e barnave xhenerikë në treg, dhe

(c) dimensionet e zhvillimit të industrisë farmaceutike.

Tregues matës do të jetë futja e vlerësimit të teknologjisë shëndetësore teknike e cila është e nevojshme dhe bindëse për futjen e terapive, por dhe për racionalizimin e shpenzimeve të papërshtatshme. Në të njëjtën kohë, përdorimi i mjeteve të politikave industriale për të forcuar prodhimin vendor mund të jetë një mjet i rëndësishëm për t’u përqendruar në hulumtim dhe zhvillim dhe për të forcuar rolin e zhvillimit të industrisë farmaceutike.

Ndryshimi “paradigmë”

Ccfarë mund të bëjmë? Ccfarë duhet të bëjmë? Kush? Cili? Si? Pse?

Përvojat ndërkombëtare kanë krijuar metoda dhe praktika të mira, të cilat mund të miratohen pas modifikimeve përkatëse lokale. Në këtë kuptim, ristrukturimi i sektorit të shëndetësisë kërkon një “ndryshim paradigmë” përmes përzierjeve të mjeteve dhe zbatimin e politikave që janë testuar dhe efikasiteti i të cilit dokumentohet.

Menaxhimi më i mirë i burimeve njerëzore, kontrolli i përdorimit të teknologjisë mjekësore, theks të veçantë në kujdesin parësor, duke kufizuar numrin e spitaleve dhe duke përmirësuar  auditimin financiar të sistemeve spitalore janë vetëm disa pyetje që do të ndihmojnë në drejtim të shtrëngimit të shpenzimeve shëndetësore për të promovuar kështu efikasitetin.

Kjo duhet të jetë e lidhur në mënyrë të qartë në formulimin e politikave që kanë për qëllim zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës nëpërmjet parandalimit. Shembuj të përpjekjeve të tilla që lidhen me edukimin dhe promovimin e shëndetit, si dhe informacion të gjerë për qytetarët nëpërmjet fushatave të vazhdueshme në vend se sa  përpjekje të fragmentuara herë pas here.

Rritja e “taksave për mëkatin” (tatimet mbi duhanin, alkoolin), vendosja e taksave mbi të ardhurat e të cilit do të drejtohen në sektorin e shëndetësisë (taksa të destinuara) janë mjete të politikës ekonomike, të cilat duhet të lëvizin drejt forcimit të parandalimit.

Në këtë fazë, trajtimi i fenomeneve të popullsisë si mos sigurimi shëndetësor dhe erozioni i shëndetit është gjithashtu një detyrë e madhe. Për më tepër, qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore është një çështje parësore, jetike për kohezionin social.

Duhet të pranohet që shteti social është një arritje dhe një zonë e veçantë e shoqërisë sonë, debati mbi sistemin shëndetësor, efektet e recesionit dhe perspektivat e mëtejshme të reformave duhet të jenë të hapura përsa i përket bashkëpunimit kombëtar dhe mirëkuptimin e tyre nga të gjithë aktorët e sistemit shëndetësor kombëtar.

Në të njëjtën kohë, politika e shëndetit si një “gravurë me thellësi në të parë” kërkon një perceptim të ndryshëm të shëndetit dhe të shtetit social në përgjithësi. Problemi më i madh tek ne, qëndron në faktin se ndërtimi i një sistemi efikas, efektiv dhe të barabartë shëndetësor pikë së pari kërkon të arrish të sigurosh qëndrueshmëri afatgjatë, kështu kjo kërkon të sakrifikosh zgjedhjet e kota në të kaluarën, për të siguruar se ajo do të mbijetojë në të ardhmen.

Në këtë kuptim, ideja se ne mund të kemi “gjithçka të lirë për të gjithë” thjesht të zgjat kohën e një vdekje të paralajmëruar. Kjo kërkon një zhvendosje nga retorika rregullatore në qasjen pozitiviste, bazuar në vlerësimin e kapaciteteve njerëzore, teknologjive, ndërhyrjeve dhe programeve të zbatuara në sektorin e shëndetësisë. Mjetet, burimet njerëzore, metodat shkencore ekzistojnë, ajo kërkon vecc një kontratë sociale për barazi, efektshmëri, efikasitet dhe drejtësi financiare.

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik